Ciklisti shqipatr, Ylber Sefa është gati për një garë të rëndëishmë këtë të mërkurë që mund ta kualifikojë direkt në Lojrat olimpike.

Sportisti ndonëse prej vitesh jeton në Belgjikë nuk e ka menduar ndonjëherë të ndërrojë ngjyrat kuqezi per një fanellë tjetër.

Në një intervistë për Vizion Plus, Sefa thotë se ndonëse  konkurenca është e madhe, forma e tij premton shumë.

YLBER SEFA

CIKLIST

“Sapo kemi nisur sezonin këtu në Belgjikë, Jam stërvitur mirë. Këtë të mërkurë kemi një garë me rëndësi për cdo ciklist. Ka shumë sportistë ka e gjithë bota por secili ka ata presionin e  vet dhe dëshirën për ta fituar garën.”

Kjo garë ka 500 pike dhe në rast të një triumfi , sefa kualifikohet direkt në lojrat olimpike të Tokios 2021

YLBER SEFA

CIKLIST

“Forma ime është e mirë ka disa kohë që e kam kaluar një dëmtim, por mund të them se cdo gjë mbetet e shkuar tani. Shpresoj të bëj sa më mirë tek kjo garë dhe të përfaqësojë në mënyrën më të mirë ngjyrat kuqezi. Padyshim mbështetje për sportin tonë kërkohet më shumë , federata të organizojë dhe më shumë gara  si dhe qeveria ti kushtojë një rëndëis tjeter ciklizmit.”

Ylber Sefa është bërë pjesë e ciklizmit profesionist që në vitin 2018 duke u shpallur kampion jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan.