Shkruan: Florim ZEQA

​Vizitën treditore të emisarit të posaçëm të BashkimitEvropian, Mirosllav Lajçak në Kosovë duhet kuptuar si njëtërheqje e vërejtjes dhe mesazh për qeverinë në ardhje përvënjën e dialogut Kosovë-Serbi si prioritetin numër 1, ashtu siqështë në agjendën e BE-së dhe SHBA-ve, për shkak se përmbyllja e dialogut me Serbinë i hapë rrugë zhvillimitekonomik dhe shtigje të mëdha shtetit të Kosovës në arenënndërkombëtare.

Dialogu i pa alternativë

​Vizitën e Lajçakut në Kosovë dhe rajon nuk duhet kuptuarsi kërcënim, por si mesazh dhe vetëdijësim të politikanëvekosovar, se dialogu është i pa alternativë dhe i pashmangshëmdhe se agjendat dhe politikën ndërkombëtare e diktojnë ata që e bënë Kosovën shtet dhe jo ne dhe as Serbia.

​Edhe përkundër deklarimeve të kryeministrit në ardhje,z. Albin Kurti, se dialogu do të jetë prioriteti numër 4 i qeverisë sëtij, vizita e Lajçakut në Kosovë dhe rajon e thotë të kundërtën. Pas formimit të qeverisë së re, Kosova nuk do të mund t’i ikëdialogut, por do ta ketë numër 1 në agjendën e politikësshtetërore.

​Deklarimet e kryeministrit në ardhje, Albin Kurtit përdialogun si prioritet të katërt në qeverisjen e tij nuk janëmirëpritur në kancelaritë e Brukselit, sikurse nuk janë mirëpriturnë SHBA deklaratat e tij për shqyrtim të vendosjes së ambasadëssë Kosovës në Jerusalem.

Guximi i tepruar i Albin Kurtit

​Deklaratat e pamatura të Albin Kurtit rreth dialogut me Serbinë mund t’i kushtojnë me rënje të sërishme të qeverisë, pordëmi që do t’i shkaktonte popullit të Kosovës mund të jetëshumëfish më i madh se kaq!

​Ndërkaq hezitimet e Kurtit për vendosjen e ambasadës nëJerusalem, mund të na kushtojnë me tërheqje të njohjes ngaIzraeli dhe jo vetëm kaq! Mund t’na i dëmtojë marrëdhënjet e shkëlqyera me sponsorizuesin e shtetit të Kosovës dhe të kësajnjohje në veçanti-SHBA-në, pa të cilën as që paramendohetrrugëtimi ynë si shtet i pavarur dhe sovran.

​Fundja, se në cilin qytet apo lokacion duhet ta vendosimambasadën i përket shtetit që na ka njohtë e jo ne! Ne duhet t’ijemi mirënjohës dhe ta repektojmë vullnetin e shtetit mik.

​Ideja e Kurtit, “unë jam kryeministër dhe bëjë çfarë të dua” i takon një mentaliteti të kaluar. Atë çfarë e thotë Albin Kurtiende pa u ngritur në fronin e pushtetit, nuk e ka guximin ta thotëasnjë kryeministër i shteteve të rajonit, madje as i vendeve më tëzhvilluara të Bashkimit Evropian.

​Rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit, gjegjësisht legjitimitetiqë ka marrë nga qytetarët e vendit, e ngarkon Albin Kurtin me përgjegjësi të lartë shtetërore për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe zgjidhjen e problemeve të shumta.

​Megjithatë, pavarësisht rezultatit zgjedhor, përveq pozitës, në procesin e dialogut me Serbinë duhet të përfshihet edheopozita parlamentare bashkë me subjektet tjera jashtë skenësparlamentare, përfshirë paikcat etnike në Kosovë dhe shqiptarëte Luginës së  Preshevës.

Të mos përseriten gabimet e së kaluarës

​Gabimet që i ka bërë Albin Kurti në të kaluarën si opozitarme mosbashkangjitje në procesin e dialogut me Serbinë, nukguxon t’i perserisë nga pozita e kryeministrit duke e injoruaropozitën shqiptare.

​Bashkërendimi i veprimeve politike pozitë-opozitëpërveqse do ta inkurajonte Albin Kurtin, do ta forcontepozicionin e Kosovës në dialog me Serbinë.

Në anën tjetër, as opozita nuk guxon ta lë vetëm, por duhet t’ibashkangjitet  Albin Kurtit në përmbylljen e dialogut me Serbinë.

​Për shkak të seriozitetit dhe ndjeshmërisë së dialogut, mëshumë se asnjëherë më parë është i nevojshëm konsensuesi mesforcave politike shqiptare.

​Për arsye se, pa konsensus mes forcave politike shqiptare, nuk mund të ketë zgjedhje të presidentit dhe as ratifikim tëmarrëveshjes përfundimtare me Serbinë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Bashkëpunimi me opozitën i pashmangshëm për Albin Kurtin

​Edhe përkundër rezultatit të lartë zgjedhor, për sigurimin e 2/3-ve në kuvend, Albin Kurtit patjetër i duhet bashkëpunimi me forcat politike shqiptare.

​Nëse bëhemi të gjithë bashkë në dialog me Serbinë nukkemi arsye t’i frikohemi lajçakëve, borrelëve dhe as grenellëve, pasi fati i veriut të vendit dhe integritetit të shtetit mbetet përserinë dorën tonë, gjegjësisht në dorën e deputetëve shqiptar, ku pa 2/3 (dy të tretat) e votave të tyre nuk mund të votohet asnjëmarrëveshje cila do qoftë ajo për vendin tonë.

​Bashkërendimi i forcave tona politike në përballje me Serbinë do ta bënte krejtësisht të paarsyeshme frikën ngadialogu, në të kundërtën, lajçakët, borrelët dhe grenellët do t’nashndërrohen në fobi të pashërueshme.

​Dhënja e postit të presidentit njërës prej partive opozitareështë pothuajse e pashmangshme për sigurimin e stabilitetitpolitik si dhe për evitimin e zgjedhjeve të radhës.

​Heqja dorë e Vjosa Osmanit nga posti i presidentit për tëmirën e shtetit do të ishte veprimi më i mençur dhe mëprgamatik, më i guximshëm dhe më patriotik. Në të kundërtën, shkuarja e sërishme e vendit në zgjedhje për shkakun e saj, do t’ishkaktonte dëm të madh buxhetit të shtetit si dhe do ta rëndonteedhe më tejë jetën e qytetarëve të Kosovës.

​Asnjë post politik nuk krahasohet me interesin e shtetit dhejetën e qytetarëve!

Itali, 2 mars 2021