Nga Ramiz LUSHAJ

Në Zgjedhjet e 25 Prillit 2021 në Shqipëri, OSBE e ODIHR, nuk duhet të sjellin shumicen e vëzhguesve të tyre nga vendet sllave në Ballkan dhe të Europës Jug-Lindore, ish Vendet e BRSS, siç kanë vepruar në Zgjedhjet e 28 Qershorit 2009. Asokohe, selinë kryesore e kishin tek Ambasada e sotme e Kosovës dhe unë, ngaqë punoja në DSHTD të Ministrisë së Jashtme, më ka rastisë të njihem me këtë fakt, t’i shohë listat e tyre zyrtare, të kemë biseda të tilla me përfaqësues e specialistë të OSBE-ODIHR.
E ri-ngrejë këtë çështje në këtë Elektoriadë 2021, sepse disa prej këtyre vendeve përgjatë historisë nuk ia kanë deshtë të mirën Shqipërisë, as per territoret tona etnike, as me sistemet politike, etj. Kjo është manifestuar shpesh e keq dhe në qëndrimet e veprimet e tyre, në relacionet e raportet e tyre zyratre, etj.
Misioni i tyre (OSBE-ODIHR) nuk duhet të jetë i paragjykuar qysh në nisje, pasi të 57 shtetet e saj dhe 11 partnerët e saj, nuk flasin vetëm gjuhë sllave e greqisht, por edhe anglisht, gjermanisht, italisht, frengjisht, spanjisht, gjuhë të Vendeve Nordike, etj.
Kaq për sot. Diçka ma shumë për herë tjetër.

Tiranë, 27 shkurt 2021