Nga Prelë MILANI – Shkodër
“Misionarët Françeskan në dioqezën e Pultit dhe djegia e Shoshit” është njeri nga dhjetë kapitujt e librit “Kontribute per historinë Kishtare të Shqipërisë së Epërme te shek 17-19 të historianit arbëresh Italo Sarro. Studimi i tij është një përmbledhje koncize e Relacioneve në Arkivin e Propogandes Fide në Vatikan. Libri meriton një analize analitike në konteksin historik të një periudhe dy shekullore dramatike, gjakësore me grabitje shtazore por edhe të qëndresë dragoniane per ruajtjen lirisë dhe besimit nga agresioni frontal konvertues me shpatë dhe uratë. Autori flet pak e sak me gjuhen e dokumenteve burimore, të cilat duhet pranuar se janë të disi të thata skematike. më tepër të karakterit fetare se sa të natyrave historike apo fushave të tjera të diturisë.
Kapitulli Misionarët Françeskan në dioqezën e Pultit dhe djegia e Shoshit nuk është pa i njohur në rrethe shumë të ngushta studiuesish . Në mënyrë tangenciale si ngjarje e kam trajtuar edhe te Monografia “Shoshi”, por per mungesë të dhënash nuk jam futur brenda guackës se kësaj ngjarje. Lajmet mbi ketë ngjarje të bujshme të kohës rezulton se janë përcjellë Republikës Venedik nga Zv/ konsulli i Venedikut në Shkodër Anton Duoda. Djegia Shoshit dhe qelës së tij kishtare është krye ngjarja më sublime, në historinë e qëndresë kundra islamizuese në Dioqezën martire të Pultit.
ÇFARË NA REFEN SARRO
 Në vitin 1760 Stambolli kishte caktua çmimin e detyrës të Pashës që ishte 25 mijë ZEKINA per zonën e Dukagjinit. Kjo betejë per ketë post u fitua nga prej Karamaninit (Në popull dhe tek ndonjë burim tjetër thirrej (Karamuçolli ) Karaman Pasha . Ky mizor i korruptuar (nënvizimi im) gjeti dikën që ja dha borxh paratë e postit per me i derdhe në Arkën e Stambollit(Perandori sa madhe e luftarake po aq korruptuar po nënvizimi im) Pasha per nxjerrë paratë e veta filloj plaçkitjet më dhunë ndaj pronës se malësorëve por edhe me rrëzimin e objekteve të kultit të moçëm arbërorë Autori shkruan.-“Pasha në krye të një ushtrie 10 mijë osmanësh dhe renegatesh filloi operacionin e haraçit per çdo shtëpi ”Grabitja e banesave u bë nga që malësorët kishin vonue shlyerjen haraçit ose nuk ishin bindë. Shpesh këta administratorë të “paqësorë” organizonin ndjekje që përfundoni me kapjen e atyre që kishin ikë vetëm per të mos pague haraçin. Në tilla raste fatkqet i dërgonin në Pejë në Sarajet e Pashës ku kalbshin në burg deri kur familja të derdhte shumën e kerkueme…… Katundet të cilave Karamani u kishte çue fjalë të parëve u shkelën me ushtri. Nikajt u detyruan të paguanin 1400 REAL , Shala 1300, Pani 800, Xhani 500, Palçi 400, Toplana 300. Populli i Shoshit dhe i Kirit tue kene të varfër nuk pranuan, por nuk pritën me u zanë rob e me i çue në vargoj në Pejë por ikën te Pasha së Shkodrës duke kërkuar ndihmën e tij Pasha i Shkodrës sado që u tregua i hapur sa që i priti në qytetin e tij, prap se prap nuk mund ndalonte dorën e tjetrit(Begollajve). Karamani(Karamuçolli ) mbasi mblodhi një ushtri të madhe hyri në dioqezën e Pultit i vendosur me ba Shoshin dhe Kirin shkrumb e hi. Per gjatë rrugës shumë pultjanë që nuk kishin mbërri me ikë i mori peng. Pasi shkretoi Kirin dhe zgjeroj radhët e veta e mësyni Shoshi me 7 të frorit 1761. Sulmi qe vërtetë mizorë duke djegur gjithçka, kishën, hospicin e fretërve të vegjël kuptohet dhe krejt katundin. Flakët e zjarreve dhe krejt lugina e masakruueme nuk mjaftuan me ja shue zemërimin pashës i cili u lëshua edhe kundër françeskanve. Këta u dorëzuan vullnetarisht si pengje, që dhuna të merrte fund. Por prap se parp, u rrahën, u morën zhag nëpër rrugët e katundit lakuriq, kambë zbathtë mbi borë dhe në fund i dënuan me vdekje. Vendim që ndoshta per shkaqe të rendit publik duhej të ekzekutohej jo aty por në Shalë. Këtu robërit i çuan te Velati Peci (Them se duhej shkruar Vlad Peci ) i cili ndërhyri dhe i shpëtoi nga që ishte mik i Karamuçollit…Një vend të veçantë në ketë kapitull zë edhe mbajtja peng e një xhakoi 9 vjeçare të quajtur Gjergj Jak Tuci që pas një maratone te gjate vuajtjesh dhe guximi të pa shoq,u lirua pasi prindërit dhe afërmit paguan 300 real.
ÇFARË NUK THOTË AUTORI
 Autori as një herë nuk gjykohet per çfarë nuk thotë. Ai edhe me kaq ka nxjerrë në cuhal mes diellit një xhevahir historik. Sarro natyrisht i qëndron besnik relacioneve që ka gjetur në arkiv. Në relacioni nuk thotë se si quhej kisha Shoshit që u dogj, por ajo dihej vetvetiu ka qenë Kisha Shedreut në fshatin Gurë si kryeqendër e Arqipeshkëvisë së Pultit. Autori duke qenë arbëresh i vjetër nuk ka qenë kurrë në Dukagjin por ndoshta as në Shqipëri dhe veç dokumentin nuk kishte ndonjë njohuri per këtë ngjarje. Dokumenti gjithmonë është një piketë, e burimit pastaj se nga rrjedhe e ku derdhet është çështje tjetër. Dokumenti per një studiues thotë shumë çka por jo gjithçka. At Zef Arapi në përmbledhjen e tij “Dukagjini në dokumente historike” nënvizon se : Beglerët e Pejes e patën djegë Shoshin tre herë , pse nuk ndijoi me u nda prej Shkodre.             Qindresë të madhe pat ba Shoshi në Forcë të Palajve e në Komlem të Shoshit. Qëndresa zgjati aq shumë sa kan le 36 djem brenda kalasë.(kala natyrore nënvizimi im) Këtu gjendën edhe sot rrënojat”(Zef Arapi Dukagjini në dokumente historike. AMHSH fq .21 i dorëshkrim i daktilografuar)
DJEGIA E PARE E SHOSHIT 1732
Studiues i mirënjohur Dr. Mark Palnikaj prej ashtës së Arkivin e Propogandes Fide në Vatikan ka nxjerrë në dritë një dokument tjetër me rëndësi që përket viti 1732, që flet per digjen e kishës banesave dhe prerjes se pemëve të Shoshit Dokumenti që na ka zbuluar Palnikaj me 26 janar 2012 na rezulton tridhjetë vite më hershëm se ai që ka botuar Italo Sarro, por që indirekt nga konfirmon se Shoshi dhe qela e saj është djegur më shumë se dy herë, pse jo tre ashtu siç citon At Zef Arapi. pa përcaktuar tre kohërat e shkuara. Dokumenti është një letër e Prefektit të Misionit Frnçeskan të Pultit 1769.Sipas ti është fjala per një ekspeditë ndëshkues kundër banorëve të Shoshit të mirënjohur me shumë si kusarë se sa si besimtare të cilët nuk pranuan të paguanin taksen e Xhezasë Këtij fakti i referohen edhe studiuesit Peter Bartel dhe Bardhyl Demiraj në studimin e tyre me titull:”LETRA E FRETERVE TË PULTIT 1761 DHE VENDI I SAJ NË KULTURËN E SHKRIMIT SHQIP NËMESIN E SHEKULLIT 18-të
Në të dyja rastet Arratisja e shoshianve ka qenë bilike masive drejt s hpellave të Karmës së Paljve dhe Komlemit Ka qenë dimër i tmerrshëm borën e kanë çarë me rrathë dhe ky ka qenë shkaku që i kanë shpëtuar asgjësimit të plot. Demet kanë qenë katastrofale Shoshi me 1764 tre vite pas djegies së dytë rezulton se ka pas 140 shpi me 1200 frymë.Nuk kam mbetë gjie guri në këmbë pa shembë me gjyle dhe djegë me zjarr, drithi, gjeja e gjallë u asgjësuan në pjsën dërmuese. Banorëve të mjerë po thuaj të zhveshur si njerëzit prehistorik shpellat dhe mali ju bënë strehë, ndërkohë që askush nuk e din sa vdiqën nga plumbi zjarri apo bora e të ftohtit
Per analogji vetëm demi në banesa pa frikë e kaluar pragun e një numërori tre shifrorë. Me 1972 per herë të parë kam dëgjuar 100 vjeçarin Zef Gjeloshi i nga Lotajt e Shalës i cili duke falë më gjyshin tim tregoi historinë e Karamuçollit. Zefi kishte një mënyrë të treguari dhe të intërpërtuari sa ngjarjen ta sillte përpara syve sikur po luhej në real teatrin qëndresës e qëndresës së moçm. Nga At Arapi dhe kujtesa popullore ka mbetur e skalitur në shkëmb se gjatë rrethimi është varë Ndre Buxha nga Ndreajt . Operacioni ka vijuar ethshëm per disa kohë. Në synim të realizimit final u ndërtua Ura e Pejës në fshatin Pepsumaj nga kanë kaluar mushkat me mortaja dhe poshtë fshatit Mollë nga Nënplepi është quajtur breshërisht Komlemin me topa të kalibrit malorë. Vendi ku flakëronin gjylet thirret që atëherë edhe deri më sot Curri i Topit.
Aventurën e çmendur shfarosëse Haxhi Begu e pagoi me kokë prandaj vendi ku u sosi quhet shkëmbi i Haxhi Begut. 260 vjet kanë kaluar dhe kjo ngjarje që as një herë nuk harrua në kujtesën popullore por mbijetoj e veshur me aureolën e një misticizmi legjendar. 260 vite në terrin e herezisë dhe pa përgjegjshmërisë as një herë nuk u vlerësua as nuk u ngrit në panteonin që meriton. Kjo ngjarje është një epope qëndrese e martirizimi qe matet me malet. Kjo ngjarje është elegji per gjakun e derdhur dhe sakrificat mbi njerëzore të shqipeve të Lëkes, është lapidarë historie në altarin e kryqit të pa thyer. Larg çdo sentimenti kjo ngjarje është dekoratë e klasit të parë per Shoshin primarë në gjitha ngjarje kapitale te historisë së Dukagjinit Kjo ngjarje nuk mund të anashkalohet as të belbëzohet per nën hundë. si deri më sot. Ajo duhet të zënë vendin që i takon në kalendarin e liturgjisë historike të Dukagjinit dhe me gjerë. Djegia e Shoshit dhe Selisë Kishtare në shkurt 1761 po ashtu edhe Kirit duhet vlerësuar jo per mendshitje krahinore por si mirënjohje per një emblemë të vjetër që i bën nderë historisë se Shqipërisë në radhe të pare pastaj dhe Kishës katolike shqiptare. Nëse ka nderim per vlerat te parëve dhe besimit të tyre të ngulitur në shkëmb, duhet ndërtoi një objekt memorial, ku çdo vit të behet një pelegrinazh përkujtimore dhe ta pasqyroj në këngë, poezi dhe art. Kjo periudhë duhet studiuar më themel, analizuar edhe pasuruar në dritën e fakteve te reja duke precizuar edhe një ose dy rastet e ngjashme si kjo që tashmë e ndriçuar nga dielli i historisë. Së pari po them Shoshi por nuk lëçis askënd tjetër. Duke ditë se nuk kemi as pushtet Lokal as qendrorë që merre vesh as do të ja dijë se pari kjo gjë i përket me shumë se kujt do rinisë mërgimtare. Ndërsa ne forcat intelektuale jemi gati kurdoherë ashtu si deri me sot, por makina pa karburant nuk lëvizë. Tashmë per ketë periudhë sa errtë por edhe të ndritur studiuesi Mark Palnikaj ka një mbushë “zhabë” me dokumente të Arkivit të Vatikanit që i ka mbledhur me zharkun e tij pasionant me sakrificakosto financiare kohore, e udhëtimesh e. Ato dokumente duhen botuar, njohur, vlerësuar si nga visaret më vlerta të Dukagjinit të epërm. Mjaft më me këngë qesharakë per heroi të rremë që denigrojnë të vërtetat ndërkohë që te vërteta identitare mbetën sirtarëve të ndryme me dy . Shkolla dioqezane e Kirit dhe Djegia e Shoshit Selisë Kishtare me 1732, 1761 dhe një akoma e pa zbardhur janë ngjarje më rëndësishme në historinë e shekujve 17-19.