Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson prezantoi sot një plan që parashikon heqjen totale të masave kundër COVID.
Ai u zotua të rihapë dyqanet e Anglisë dhe aktivitetet në ambiente të hapura nga 12 prilli, për të hapur më pas plotësisht ekonominë nga 21 qershori, nëse situata nuk përkeqësohet.
Ai caktoi katër hapa, me qëllim rihapjen me kujdes të vendit pas bllokimit të tij.
“Kërcënimi është i konsiderueshëm. Duket se fundi po vjen dhe pas një viti të ashpër po i hapet rruga një pranvere dhe vere që është shumë e ndryshme dhe më e mirë për situatën që po që shohim sot”, tha Johnson.
Lehtësimi i bllokimit të tretë kombëtar të Anglisë do të fillojë më 8 mars, me rihapjen e shkollave për të gjithë nxënësit. Masë e cila do të ndiqet më pas nga grumbullimet në ambient të hapur prej dy familjeve, nga 29 marsi.
Nga 21 qershori, mund të hapen sektorët finalë të ekonomisë, siç janë klubet e natës.
Mirëpo, fillimisht duhet të plotësohen disa kushte: Programi i vaksinave duhet të jetë i me suksesshëm; vaksinat të rezultojnë të efektshme, të zvogëlohen shtrimet në spital, si dhe variantet e reja mos të ndryshojnë në thelb vlerësimin e qeverisë për rreziqet.