Arsimi parauniversitar do të kalojë në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021. Njoftimin e ka shpërndarë në “Facebook” vetë ministrja e Arsimit, Evis Kushi.
Ky vendim ka ardhur si pasojë e rënies së temperaturave dhe reshjeve të dendura të dëborës që kanë pushtuar vendin.
“Sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe rreshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit. Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, si dhe të gjitha zyrat arsimore dhe drejtoritë rajonale në vend, po punojmë intensivisht për të marrë të gjitha masat e nevojshme që të garantojmë mbarëvajtjen e këtij procesi.”