Nga Agron Shabani

Kosova dhe shqiptarët, lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovës, mëse tepërmi dhe përjetësisht ua kanë borxh heronjve dhe çlirimtarëve të njohur të UÇK-s. Respektivisht, djemve dhe vashave më të mita të kombit, të baskuar ose bërë bashkë nën qiellin e flamurit të Gjergj Katriotit si dhe nën emblemë e lavdishme të UÇK-s dhe luftës së saj heroike dhe patriotike për liri dhe pavarësi, në një kohë kur kombit dhe atdheut të sunduar dhe nën robëri, u kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i gjatë i robërisë serbe, dikund thellë në fytë.
Ndaj, lufta e lavdishme çlirimtare dhe heroike e UÇK-s, nga i madh e i vogël i popullit (kombit) dhe atdheut tonë, kudo ku ndodhën, duhet kuptuar, pranuar, konceptuar, përceptuar dhe akceptuar në menyrë revolucionare, epokale, monumentale dhe empatike.;
Qarqe dhe forca të errëta kontrarevolucionare, dogmatike, demegogjike, hipokrite, reaksionare dhe diabolike nga brenda dhe jashtë Kosovës, në vorbullën e luftërave të njohura speciale, psikologjike, subverzive, propagandistike dhe të tjera: Luftën e lavdishme dhe heroike të UÇK-s, u munduan të paraqesin ose prezantojnë si luftë hibride, guerile, kaçake, jokenvencionale, ataviste, fraxhile, heterogjene, inkompkte, joprofesionale etj.
Ndërkohë që lufta e lartëpërmendur e UÇK-s, ishte luftë e organizuar, e pastër çlirimtare dhe konvencionale e një ushtrie, shteti dhe populli (kombi) të tërë-kundër një populli, shteti, regjimi dhe ushtrie të huaj pushtuese, kriminale dhe gjakatare, siç ishin shteti, regjimi dhe soldateska pushtuese, kriminale dhe gjakatare e Serbisë ose Millosheviçit në Kosovë! Duke i nënkuptuar këtu edhe të drejtën hyjnore, natyrore, etnike, historike dhe gjeografike të UÇK-s dhe shqiptarëve në luftë kundër Serbisë.

Siç dihet, konceptët, teoritë dhe doktrinat e njohura ushtarake ose luftarake, janë të varura ose lidhura ngushtë edhe me idetë, konceptët, teoritë dhe doktrinat e fushave ose disiplinat tjera shkencore ose metodologjike të shkencave politike (politologjike), historike, gjeografike, gjeopolitike, strategjike, ekonomike, teknike, mjekësore, psikologjike, sanitare ose farmaceutike etj. Kështu që idetë, konceptët, doktrinat ose teoritë e njohura ushtarake ose luftarake, ndodhën të varura dhe ndikura nga shumë faktor të ndryshëm kolateral dhe multilateral.
Ndërkaq, aftësia ose shkathtësia e njohur komanduese ose intendante, janë bazat dhe kriteret themelore mbi kodifikimin, deshifrimin ose deskriptimin e formulave ose doktrinave të njohura ushtarake ose luftarake. Kjo donë të thotë se çështjet dhe aspektët e njohura intendante, komanduese, doktrinare, teorike, logjistike, konspirative, strategjike, konvencionale, politike dhe të tjera të luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-s, kanë qenë nën ingerencën dhe kompetencën e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-s. Ndërkaq, zinxhiri komandues së bashku me çështjet dhe aspektët e njohura teknike ose luftarake në fushën ose frontin e luftës, kanë qenë në ingerencën ose kompetencën e komandantëve lokal dhe rajonal.

Se këndejmi, historia mbi luftërat ose konfliktët e ndryshme ushtarake, vazhdon jetë aktuale që nga Antika e largët (e hershme) dhe deri me sot. Duke menduar në luftërat e asokohëshme greko-përsiane, luftëtat e Peloponezit, të Aleksandrit (Lekës) të Madh, luftërat e Romës dhe Kartagjenës etj., luftërat ose betejat e njohura gjermano-romake,  të Karll Martelit kundër arabëve, të Karlit të Madh (Karl der Große), të Gjergj Kastriot-Skënderbeut kundër turqve osmanlinjë, të Lujëve (Luigjëve) dhe Bonapartëve të Francës, Yorkëve dhe Lankasterëve të Anglisë (B. Madhe), të Gjorgj Uashingtonit në SHBA-s, lufèrat mesjetare të kryqzatave dhe kështu me radhë sfond.
Ndërkohë që idetë, konceptët, doktrinat dhe teoritë moderne ose bashkohore mbi luftërat e ndryshme në kohë dhe hapësire, kanë filluar të aplikohën, zbatohën dhe të bëhen valide në shekullin XVIII (18)  dhe XIX (19) -me rastin e zbulimit dhe përdorimit të municionit ose armëve të zjarrta (pushkëve, topave, tanskëve etj.) si dhe të ngritjes ose promivimit të armatave ose ushtrive të mëdha dhe të fuqishme shtetrore dhe nacionale gjithandej kontinentit dhe globit tonë. Duke i përfshitë ose nënkuptuar këtu edhe idetë, konceptët, doktrinat ose teoritë e njohura ushtarake ose luftarake të K. Von Klausewitz, A. H Jommini, L. Von Rancke, Xh. Sorel, W. Paret dhe të tjerëve së bashku me shtrirjen ose zgjerimin e luftërave të ndryshme nga niveli lokal ose rajonal (regjional), në nivel botëror ose interkontinental etj. Sidomos në shekullin XX (2O) kur ndodhën ose u zhvilluan edhe dy luftërat e mëdha botërore si pasojë e luftërave ose konfliktëve të ndryshme lokale, rajonale ose regjionale. Aty i kemi edhe shkencat ose njohuritë e njohura ushtarake ose luftarake ( si taktika dhe strategjia ushtarake ose luftarake, aftësia ose shkathtësia e njohur operative, morali, pèrvoja, tradita dhe historia e njohur ushtarake ose luftarake, gjeografia dhe topografia etj.), teknika e njohur ushtarake ose luftarake, balistika, kibernetika, teknika dhe mekanika e përdorjes së eksplozivit dhe municionit luftarak ose ushtarak, doktrinën dhe teorinë e njohur civile ose qytetare, politikën, filozofinë, sociologjinë dhe psikologjinë e njohur ushtarake ose luftarake, andragogjinë, pedagogjinë dhe akademitë ushtarake, intendancën dhe prapavinë ushtarake ose luftarake, finansat, ekonominë dhe logjistikën ushtarake ose luftarake, mjekësinë (medicinën), epidemiologjinë, neuropsikiatrinë dhe kirurgjinë e njohur ushtarake ose luftarake etj.

Ndryshe nga kjo, shteti dhe populli i Kosovës, në një masë të madhe (esenciale ose substanciale) janë të varur nga forca (fuqia) e njohur ushtarake (luftarake),
Politike, finansiare, ekonomike, industriale dhe teknologjike e SHBA-s, Gjermanisë, Britanisë, Italisë, Francës, Japonisë, Austrisë, Kroacisë, Polonisë, Çekisë etj.
Respektivisht, nga kombet dhe shtetët më të fuqishme, mët të zhvilluara dhe më
përparimtare të globit dhe kontinentit tonë. Ku me pak e ku me shumë, çështjet ose aspektët e mesipërme determinante dhe paradigmatike, ndikojnë, penetrojnë, reflektohen dhe interferojnë në mënyrë eksterne ose eksplikative edhe në politikën dhe diplomacinë kosovare në domenin ose kontekstin e njohur strategjik dhe gjeopolitik.
Aty e kemi edhe rolin dhe misionin e pazëvëndësueshëm (atërorë ose mëmëdhetarë) të Shqipërisë me histori dhe traditë të gjatë (mbi 1O8 vjeçare) në punët shtetrore, nacionale, politike, ushtarake, diplimatike, shkencore, kulturore, historike dhe të tjera. Dorë e Djathtë e Kosovës dhe shqiptarëve në ‘pistën’ ose ‘parketin’ botërorë ose ndërkombtar.

Politologjia dhe filozofia e sotme politike, pos tjerash, na mësojnë dhe ndërgjegjësojnë edhe mbi ata janë më të vegjël ose më të ri në raport obilgativ ndaj atyre që janë më të vjetër, më të mëdhenjë ose më të fortë. Përveç rasteve ose përjashtimeve të rralla. Me fjalë tjera, kjo do thotë se burgosja, arrestimi ose denimët e padrejta dhe draonike të udhëqësve ose komandantëve kryesor tè UÇK-s, pos në Moskë dhe Beograd, mund t’i kenë firmat dhe adresat e tyre në Bruksel dhe Uashington në kuptimin e njeriut, politikanit, komandantit ose luftëtarit shqiptar (të UÇK-s etj.) si një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithëçka dhe me asgjë!  Sepse,” bota globale” dhe “vlerat e saj universale” si thonë, janë pikësynimi ose përfaqësimi i tyre real dhe optimal. Duke i abstrahuar ose relativizuar në këtë rast absolutën dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit shqiptar ose kosovar. Kjo është rruga ose trajektorja e “liberalizimit të vizave” dhe integrimëve eventuale të Kosovës në UE-s (BE-s), Nato, OKB-s etj. Edhe Rusia dhe Kina janë gjithëmonë në anën e Serbisë-kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Gjithashtu Rusia dhe Kina janë anëtare të K.S të OKB-s, fuqi nukleare ose atomike, si dhe mike ose partnere të rëndësishme tregtare, ekonomike ose strategjike të fuqive kryesore të UE-s, Natos dhe Perëndimit.

U mor vesh se filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike, në instancë të fundit, janë vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një “botë globale” ose “treg të përbashkët” kontinental dhe interkontinental ku ata që janë me të fortë ose me të fuqishëm, gjithënjë e bëjnë dhe diktojnë ligjin.

Ndonëse, ajo që e bën me të komplikuar dhe të paqartë ekuacionin, sintezën ose formulën e lartëpërmendur çlirimtare dhe heroike të UÇK-s, është prapavija dhe intendanca e saj ushtarake dhe politike së bashku me ekzistencën paralele, asimetrike, poroze, inkompakte dhe heterogjene të dy “krahëve të saj” komandues dhe luftarak: “UÇK-s  institucionale” të Rugovës, Bukoshit, FARK-ut ose LDK-s” dhe “UÇK-s anarkiste ose jashtështëinstituciinale” të Thaçit, Haradinajt, Limajt, Veselit etj.
Ndërkaq, Dollchstosslegende së bashku me disiplinën e njohur ushtarake ose luftarake të beletristikës, i bëjnë të njohura teoritë dhe praktikat e ndryshme paradoksale dhe anakronike mbi humbjen e luftërave të fituara në front ose fushën e nderit, në saje të naivitetëve dhe rivalitetëve politike, ushtarake, karieriste dhe profiteriste në prapavinë ose komandën (intendancën) e tyre.
Ndërkohë që akuzat, deoncimët, penalizimit ose kriminallizimët e vazhdueshme të “krahut radikal ose anarkist” të UÇK-s nga ana e FARK-ut ose “krahut institucional” të LDK-s, janë një paradoks i pashëmbullt reaksionar dhe anakronik në historinë e luftëra çlirimtare dhe patriotike.

ASh