Një milion të vaksinuar kundër Covid-19. Italia është shteti që prin në Bashkimin Europian sa i përket qytetarëve të vaksinuar.
Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Giuseppe Conte përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Të shohim përpara duke mbajtur lartë vigjilencën”, shkruan Conte.
Sipas këshilltarit të ministrit italian të Shëndetësisë, Walter Ricciardi, “nëse i bëjmë gjërat siç duhet, në fund të vitit 2021 mund të kthehemi në normalitet”.