Ballina Ravijëzime Kryebashkiakja në ‘arrest shtëpiak’ për racizëm, nuk u shpërndante ndihma ushqimore të...

Kryebashkiakja në ‘arrest shtëpiak’ për racizëm, nuk u shpërndante ndihma ushqimore të varfërve

 

Kryebashkiakja e qytetit italian San Germano Vercellese, Michela Rosetta, aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak për shkak të racizmit, diskriminimit dhe mos ofrimit të ndihmës për personat e varfër dhe emigrantët, përgjatë periudhës së pandemisë.

Rosetta ishte marrë personalisht me shpërndarjen e ndihmave humanitare, të pakove të mbushura me ushqime për t’i shpërndarë më pas familjeve në nevojë.

Por përgjimet telefonike nxorën zbuluar Rosetta-n, pasi në to u zbulua se ajo nuk ia kishte ofruar pakot këtyre familjeve, por familjeve me një standard jetese mesatare.

Mediat italiane shkruajnë se një gruaje me shumë fëmijë i ishte ndërprerë ndihma, për arsye fetare.

Rosetta, anëtare e Ligës, parti e qendrës së djathtë, edhe më parë është përfshirë në veprime të kundërligjshme.