Bashkimi Evropian ka vendosur të kërkojë edhe 100 milionë doza të tjera të vaksinës Pfizer.
Lajmin e dha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në “Twitter”.
Ajo paralajmëroi se do të merren edhe vaksina të tjera, përveç këtyre.
“Ne vendosëm të merrnim edhe 100 milionë doza shtesë të vaksinës Pfizer, e cila tashmë po përdoret për të vaksinuar njerëzit në të gjithë BE-në. Do të kemi 300 milionë doza të kësaj vaksine deri tani, e cila u vlerësua si e sigurt dhe efektive. Më shumë vaksina do të pasojnë!”