Nga Agron Shabani, Gjermani
Nën ndikimin e recepcionit, percepcionit, etikës, retorikës dhe politikës së Aristotelit si dhe me rënien ose zbejhen e platonizmit si ide dhe teori, siç dihet skolastika politike në mesjetë do i njihte dhe pranonte teorinë ose mendimin praktik mbi ndarjen ose divorcin e njohur në mes etikës, politikës dhe ekonomisë ( sot, ekonomisë politike) etj.
Se këndejmi, Makiaveli si intelektuali, mendimtari ose filozofi më i spikatur i periudhës së njohur të Renesansës, njihet edhe si arkitekti ose instruktori më i rëndësishëm dhe kryesor i sekularizmit dhe singularizmit të mendimit politik mbi shtetin, pushtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare. Duke i verejtur ose hetuar edhe ndarjet dhe dallimët e thella (esenciale ose substanciale) në mes etikës dhe politikës.
Ndryshe nga kjo, sipas Nikolla Maiavelit dhe Shën Tomës (Akuinskit) politika është pjesë e rëndësishme ose kryesore e përvojes, aftësisë ose zgjuarësisë njerëzore, intelektuale, profesionale ose politike, gjegjësisht, “ars prudentia” dhe “prudentia regnativa”.
Ndërkaq, në epokën e re moderne ose bashkohore, me krijim e kushtëve dhe rrethanave të reja shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake, historike, shkencore, kulturore, industriale, tregtare, ekonomike dhe të tjera: Politika u bë talent, mjeshtèri ose virtytë (virtus) i njohur qytetar, kulturorë ose politik nè domenin ose kontekstin e njohur global ose universal. Ndryshuan edhe idetë, teoritë, konceptët ose definicionet e ndryshme si “virtus”, “prudentia”, “auctorictas”, “veritas” etj., në favor të ngjarjeve ose zhvillimëve të njohura revolucionare, evolutive ose empirike.

Në Francë dhe Angli si për shëmbull, qyshë në shekullin XVI, kishin filluar të ndjehëshin dhe hetohëshin dallimet ose ndryshimet e thella nè mes shtetit, klerit (religjionit)  dhe politikès. Sipas Thomas Hobsit, filozofia fetare ose religjioze e rrezikonin shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare. Ndaj, sipas tij, politika ose çdo gjè politike, nuk janë të natyrshme ose natyrale, por produkt ose prodhim artificial ose dimorfisto-absolutist i vullnetit dhe fuqisë absolute të pushtetmbajtësve ose sundimtarëve të ndryshëm të cilëve nuk iu nevojitët vullneti hyjnor ose “Shteti i Zotit” (Civitas Dei), por sundimi ose pushteti absolut. “Auctoritas, non veritas facit legem”
Ndërkaq, “martesa epokale” e mbretit (monarkut) të njohur, Henrikut të VIII të Anglisë me An Bolyen, shënoi edhe “divorcin historik” në mes Kishës Anglikane dhe Selisë së Shënjtè nè Vatikan.
Nè Francë, në sfondin e “luftërave fetare” kundër hugenotëve dhe mbtetjeve ose ithtarëve të tyre, si ndërjmetësues të autorizuar dhe të pavarur në lidhjes ose aleancës kishtare, u ngritën, promovuan dhe funksionalizuan njerëzit e zgjedhur intelektual e politik (politques) si Michael de L’ Hospital dhe të tjerë, të cilët i mbronin interesat fetare (kishtare) duke i ndaluar luftërat e ndryshme fetare, kulturore etj.
Ndërkohë që luteranizmi dhe kalvinizmi, asokohe kishin një shkëlqim dhe autoritet (reputacion) të madh në Francë, Angli, Gjermani dhe gjithandej.
Monteskiu (Mentesqiue) do i përshkruante ose profilizonte asokohe kundërthëniet ose antagonizmat e atëhershme evropiane dhe të tjera si “diçka” në mes “demokracisë franceze”dhe “monarkisë angleze” dhe të ngjajshme.
Luteranisti i njohur, H. Arnesiusi, ndërkaq do i veçonte fushën ose terrenin e njohur të parapolitikës si “civis” (qytetari), “civilis” (qyteti) dhe “civitas”(shtet dhe pushteti shoqëror ose qytetar)-nga politika e pushtetit ose qeverisjes ( res-publica) mbi të cilat sipas tij ngritët dhe krijohet politika e shtetit dhe pushtetit.
Përderida, sipas J. Althuizusit, “politika është art ose mjeshtëri e jetës së përbashkët shtetrore, nacionale, klasore, sociale, politike etj.”
Ndërkohë që sipas Makiavelit, Rusoit (Rousseaue) dhe të tjerëve: “politika dhe morali politik, ishin të mundur vetëm me hartimin (përpilimin), formulimin dhe firmosjen e një traktati, marrëveshjeje ose kontrate të re sociale dhe politike mbi të cilën do vihëshin bazat ose themelët e reja të sistemit, komunitetit ose bashkësisë së gjithëmbarëshme shoqërore, qytetare ose politike.
Ndonëse, në shekullin XIX dhe XX , siç dihet kanë dominuar ose ambivaluar tre (3) ide, teori, koncepte, definicione ose botëkuptime politike: Koncepti ose botëkuptimi i njohur etatist dhe egalitarist, sipas të të cilit ‘politikë ose politike është e tërë ajo që bën dhe i takon vetëm shtetit’, e dyta ‘politika është e lidhur ngusht me pushtetin ose efikasitetin e autoritetit të shtetit ose qeverisë’ dhe e treta, ‘politika duhet kuptuar si term, nocion, proces, definicion dhe obligim kontemplativ, evolutiv, empirik dhe dinamik. Pa i harruar këtu edhe konceptët ose botëkuptimet tjera etatiste ose egalitariste mbi mendimin dhe vetëdijen shtetrore, nacionale dhe politike me anè tè “teknikès sè forcès ose fuqisè sè shtetit dhe pushtetit” etj.
Ndryshe nga kjo, edukata, kultura, morali, karakteri, holistika, primatologjia, virtyti, kauzaliteti, vizioni dhe ideali i lartë shtetror, nacional, ushtarak (luftarak), politik ose patriotik, bartin çelësin e zhvillimit, emancipimit dhe  përparimit të përgjithshëm individual dhe kolektivë.
Të jemi të famshëm, të zgjuar, të pasur, të fortë, imun, korpulent, madhështorë, të fuqishëm, dinjitozë etj. Këto janë tipare, narrative ose cilësi të njerëzve. Por, nga ana tjetër, ato janë edhe tipare, karakteristika ose cilësi objektive, dhe jo vetëm subjektive. Edhe pafuqia, indolenca, apatia, animoziteti, amnezioni, disfunksioni, shëmtia, iracionaliteti, fataliteti, nebuloza, mediokriteti, demagogjia ose hipokrizia, gjithashtu janë probleme serioze ose shumë të rrezikshme, për arsye se na vejnë përpara sprovave dhe karakteristikave të rrezikshme dhe të dëmshme. Na inkurajojnë të jemi si ajo: të ashpër, kaotikë, të plogësht, neurofren, oligofren, skizofren, kreten etj. Dhe, kjo na e bën akoma më të vështirë të bëhemi të mençur, të ditur, të famshëm, të arsyeshëm, të fuqishëm, superiorë, racional, sovran, autonom etj.

Ndryshe nga kjo, në shumë gjuhë tè ndryshme botèrore, është botuar (publikuar) libri ose vepra e njohur shkencore ose antologjike e njërit prej filozofëve ose dijetarëve më të shquar në fushën e antropologjisë politike në mbarë botën siç është studiuesi, eruditi ose antropologu i famshëm frëng (francez)-Pierrè Clastres me titull “Shoqëria kundër shtetit”. Ndonëse, në analogji, sintoni dhe korrespodencë të madhe orijentuese, ekskursive dhe diskursive me veprën e njohur të filozofit ose studiuesit frëng të politikës, Miguel Abensour, me titull “Demokracia kundër shtetit”. Në këtë vepër shkencore ose metodologjike, studiuesi, pedagogu, filozofi ose antropologu i lartëpërmendur francez (Pierrè Clastres)-pasë një qëndrimi, studimi dhe analize të gjatë nga vendi i ngjarjes (1963-1974) të elementeve, istrumenteve dhe dimenzioneve politike, parapolitike, determinante dhe paradigmatike tè fisëve, klanëve ose komunitetëve të ndryshme primitive, gjysëmprimitive, paranormale ose parapolitike “guayaki”, “guarani”, “chulupi”, “chaco” “yuanomani” dhe tè tjera të indianëve në Paraguaj, atyre në Venecuelë ose  “Sao Paulo” të Brazilit etj., ku në forma ose menyra të ndryshme implicite ose eksplicite janë të pranishme edhe mentaliteti, mitologjia, eshatologjia, dialektika, praktika ose përditëshmëria e njohur konfliktuoze, luftarake, paqësore ose pajtuese e klanëve ose fisëve tribale, shamane, nomade ose gjysëmnomade të Amazonës (Amazonisë) etj. Pos tjerash e ka venë në spikamë faktin e njohur sipas të të cilit edhe komunitetët ose “shoqëritë primitive” mund të kenë natyrë ose karakter politik, për dallim të shoqërive moderne ose bashkohore të formuara dhe organizuara me anë të aparatit të njohur shtetror, ligjorë, apo inkursivë, represivë ose repërkusivë. Pse kjo? Sepse, kjo gjithënjë sipas studiuesit ose antropologut të shquar francez (Pierrè Clastres), donë të thotë se shoqëritë ose komunitetët e ndryshme ordinare, primitive ose parapolitike, nuk kanë qenè kurrë të interesuara për formacionet, organizimet ose aparatët e njohura shtetrore, qeveritare, ligjore, policore, ushtarake, administrative, juridike, politike dhe të tjera, por për organizimin, bashkimin dhe mbijetesën e tyre optimale, latente ose permanente me anë të një “barazie ordinare, natyrore ose mbinatyrore”, si dhe me anë të një “ligji” ose “kontrate” të pashkruar shoqërore, sociale, politike etj.

Ndërkaq, në kuader të veprës së tij me titull “Antrophologie Politique” (Antropologjia Politike),  Pierrè Clastres, është i mendimit se për dallim të antropologjisë klasike e cila njeriun dhe shoqërinë e lashtë primitive ose arkaike i përshkruan dhe prezanton si një shoqëri ose komunitet të pashtet dhe të pa pushtet, gjegjësisht, si një shoqëri fragjile, heterogjene, poroze dhe tepër inkompakte ose ireverzibile: Mbi bazën e njohut të parimëve, premisave dhe postulatëve të njohura shkencore dhe metodologjike të antropologjisë së përgjithshme kulturore dhe asaj politike: Gjithëçka ose çdo gjë mund të ndryshoi, transformohet dhe substituuohet në të mirën e gjithëmbarshme të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme përkatëse ose respektive gjithandej globit, në qoftë se institucionët e njohura shtetërore, qeveritare ose politike nuk i definojmë dhe konceptojmë vazhdimisht si instrumente ose kategori të ndryshme represive, inkursive, restriktive, repërkusive etj. Por vetëm si njjë diçka të përbashkët dhe të barabartë në të mirën e gjithëmbarshme (globale dhe universale) të individit dhe kolektivitetit..Respektivisht, te shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe konceptët, pikëpamjet dhe teoritë e ndryshme diskursive ose asimetrike në mes ithtarëve të njohur të “teorisè difuzive”  ose “kabinetike” dhe atyre tè teorive tè ndryshme evolutive, empirike, organike, dialektike, paradigmatike, rekonstruktive, diakronike dhe të tjera të zhvillimit dhe evolucionit të përgjithshëm të njerëzve, popujve, shtetève, kulturave ose shoqërive të ndryshme “ekskluzive” dhe “ekzotike” anekènd globit.
Se këndejmi, duke iu referuar fobive, paranojave, fenomenëve, obstruksionëve, destruksionëvë dhe dekonstruksionëve të panumërta reaksionare, paradoksale dhe anakronike në shtetin dhe pushtetin kosovar: Pashmangshëm sikur parashtrohët pyetja: Vallë a janë kundër shtetit të Kosovës vetëm një pjesë e pushtetit ose lidershipit të atjeshëm politik, apo i tërë populli (elektorati) dhe shoqëria kosovare?! Dhe, se a janë të interesuar fare për shtet dhe pushtet ligjor, kushtetues, sovran, integral, parlamentar e demokratik kosovarët, apo për ndonjë rënd a sistem të pandryshuar natyrorë, ordinarë, tribal, primitivë, patriarkal ose provincialist ?!
Populli dhe politikanët kosovar, nuk bën t’u ngjajnë vazhdimisht fluskave ose atyre substancave të thjeshta kimike të cilat ose puçen (bashkohen) ose shpërbëhen.
Ata gjithmonë duhet të marrim anën e ligjit dhe drejtësisë. Heshtja i inkurajon persekutuesit dhe abuzuesit me ligjin, dhe asnjëherë të persekutuarit ose viktimat e tyre ose dikujt tjetër! Kuptohët, nëse duan shtet dhe pushtet të ligjshëm, sovran, autonom, integral dhe demokratik e jo “kafshë ose bisha të larta politike” të trafikuar ose kontrabanduar nga pornotregjët e ndryshme politike, paranormale, parapolitike dhe të tjera.
U morr vesh se nuk shkon gjithëmonë me dogmat, parullat ose sloganet e njohura hipokrite, dogmatike dhe demagogjike: Na vjen keq pse krokodillët (aligatorët) e ndryshëm,  i kanë kafshuar aq  keq njeriun dhe popullin (kombin) e pafajshëm shqiptar ose kosovar, por nuk guxojmë t’i qortojmë dhe akuzojmë krokodilët (aligatorèt) tanë.
-Nga Gjermania, për Limit.al në Tiranë, dhjetor 2020