E Marte, 14-02-2012, 07:59pm (GMT)

 

Nga Zeqir Lushaj

(Nxjerr nga Cikli me 6 vjersha, si dhuratë për gruan time, Sabrien, në 60-vjetorin e lindjes. -15 shkurt 1952)

 

BISEDË INTIME

-A ke shkruar vjershë për mua?

Më pyeti ime shoqe,

Një ditë në plazh.

 

Hodha syte mbi rërën e nxehtë,

E, duke buzëqeshur lehtë,

– I thashë:

 

– Në qoftë se,

më lejon t’i krahasoj,

Me kokrriza rëre,

Vjershat e mia,

Ti,

je shkëmbi i tyre burimor,

Nga më lind …,

Dhe më vjen poezia…

./.

Durrës, 1978