Është një gabim që e bëjmë të gjithë. Kur duam një filxhan çaj, gjëja e parë që bëjmë është të ziejmë ujin. Por sipas Martin Isark, një ekspert ushqimesh dhe pijesh thotë se kjo është e gabuar.
Ai thotë se nuk duhet të përdoret kurrë uji i nxehtë për çajin sepse në këtë mënyrë ju do të shijoni “ujë lakre”. Në vend të ujit të valuar, ju duhet ta lini atë të ftohet në 80 gradë.
“Është koha të zhduket miti se duhet të përdoret ujë valë. Uji shumë i nxehtë do të shkatërrojë nuancat e dëshirueshme të çajit dhe gjithçka që mbetet është një aromë e fortë. Çaji më pas nuk do të jetë më i mirë se uji i lakrës”, tha ai.
Eksperti shtoi se qumështi dhe sheqeri duhet të shtohen të fundit.