-Nga revista elektronike “Zemra Shqiptare”, Londer – Mbretëri e Bashkuar e Britanisë së Madhe-

Këto ditë shtatori, pikërisht më 14, ndërroi jetë zonja Sabrie Lushaj, bashkëshortja e nderuar e publicistit dhe poetit, redaktorit të Përgjithshëm të revistës Zemra Shqiptare zotit Zeqir Lushaj. Vdekja e parakohëshme e Sabries ka pikëlluar edhe shumë e shumë njerëz, shokë e miq të familjes Lushaj në Tropojë, Tiranë, Shëngjin dhe diasporë.

Edhe Redaksia jonë i shpreh ngushëllimet më të dhimshme Zeqirit, djalit Lulzimit në Lozanë të Zvicrës, mbesës Noemi, studente në Universitetin e Zyrihit dhe gazetare e revistës PSIKOLOGJIA, mbarë familjes Lushaj. Bashkohemi me ngushëllimet e shumta që kanë ardhur për Sabrien nga shumë e shumë vende të Europës, Amerikës e më tej, dhe lutemi që familja Lushaj të gjejë forcë ta kapërcejë këtë dhimbje e humbje të madhe. Sabria pastë gjetë Parajsën e përjetëshme të Perëndisë.

Me këtë rast po ribotojmë një Cikël poetik që Zeqiri ka publikuar për shoqen e jetës Sabrien, me rastin e 60 vjetorit të lindjes së saj, nga NJ, USA, ku kanë punuar e jetuar plot 17 vjet dhe janë rikthyer në atdhe si pensionistë dhe shtetas amerikanë.

REDAKSIA E ZSH

___________________

NË EKRANIN E VITEVE

E Marte, 14-02-2012, 07:59pm (GMT)

Nga Zeqir Lushaj

(6 vjersha, si dhuratë për gruan, Sabrien,

në 60-vjetorin e lindjes. -15 shkurt 1952)

 

1. BISEDË INTIME

-A ke shkruar vjershë për mua?

Më pyeti, ime shoqe,

Një ditë në plazh.

Hodha syte mbi rërën e nxehtë,

E, duke buzëqeshur lehtë,

– I thashë:

– Në qoftë se, më lejon t’i krahasoj,

Me kokrriza rëre,

Vjershat e mia,

Ti, je shkëmbi i tyre burimor,

Nga më lind …,

Dhe më vjen poezia…

./.

Durrës, 1978

——————

2. SITA…, E MËNDAFSHIT

-OSE, PUSHKA E PLAKUT TE BEGAJVE-

-Duke marrë shkas nga një ngjarje e para, rreth  100 vjetëve-

Ç’do Hyqymet, (or lum miku),

Ja len një pushkë një plaku,

Jo, për t’i vrarë të tjerët,

Për t’i provue ata ,ma s’paku !

…!

Pasha, ngrehi çadrat në Çillaj,

Urdhëroj:- ç’armatim në Malësi!

Fjala ish, mbi baza “vullnetare”,

Që të mos bahej ndonjë tollovi.

Do armë batalle, të vjetra,

Thonë se, u dorëzuan jopak,

Stamolliu, ishte skile e regjun,

Buzëqeshi, por, nuk u kënaq!

Kallxojnë se, një plaku nga Begajt ,

Që i çonte, te çadra, mana e qershi,

Pashë Xhaviti, si shenjë mirënjohje,

Një pushkë, (ashiqare), i’a fali Atij !

U kthyen mileti, i ranë në fushim,

(Pasha i Turqisë, shihte inatosur!),

-Pse ja fale pushkën këtij plakut?

Do na vrasi, -jemi të çarmatosur !

…!

-Si e vrajka një plak, tan’ Malsinë,

Me një pushkë të vjetër, k’sodore?

E pra, kur ta ndërroj sitën e miellit,

Do t’jau kthej qeserka e pishtole !       *

-E paç vu sitën, me e’lshue paskajin,

Qe kjo sitë, veç krundet mi ka lshue,

Ditën, kur ta ndoj at’, sitën e imtë,

Ju, kini me ardhë, me u pa me Mue !

Se ç’ka ishte , “sita e mëndafshit”,

Këndohet në kangë, hala, edhe sot,

Parija: -Shaban Aga-Abdulla Hoxha,

Midis Gjakovës, drejtë e në konop

…!

Ç’do Derzhavë, (or burazer),

Ja len një pushkë një plaku.

Jo, për t’i vrarë të tjerët,

Për t’i provue ata,ma s’paku !

./.

*qeserka e pishtole = armë të vjetra,të para një shekulli

(Subjektin e kësaj vjershe,e kam marrë nga bisedat me plakun 90 vjeçarë,

Murat Beka,i Begajve të Gashit, në vitin 2003).

—————–

3. TË GJITHË PLEQËVE

Ju, ecni ngadalë nëpër trotuare,

Të mençur si koha, të menduar,

Nuk është e rëndë trokama e bastunit,

Gjithkush nga ne, ka për ta provuar.

Nuk bën dallime, ky ligj i natyrës,

Çdo gjë që lind, ka edhe vjetrim

Nuk duhet trembur kurr nga pleqëria,

Ajo, le të vijë, me nder e me gëzim.

Nuk ka rëndësi sa vite mbushe,

Ecën ngadalë a mbahesh me bastun,

Me një fjalë të mirë, që kujtohesh nesër,

I ri do mbetesh, gjithmonë e gjithkund.

./.

Tiranë, 1975

——————–

4. GRUAJA…

– Gruas time, Sabrinës –

– Flete ditari, në 40 vjetorin e martesës, shtator 2008 –

Mbas 40 vjetësh martesë,

4 dekada, luftë–ndryshim!

Gjithsesi, gruaja ime, Sabrina,  *

(Jo, thjeshtë, për kortezi),

E meriton një falënderim.

…!

Të mos shohim, aq shumë nga gruaja,

Që të të ndihmojë, (kushedi!) në jetë,

Ka bërë boll, kur nuk bahet pengesë,

…E meriton emrin: –grua e vërtetë!

./.

* Në Amerikë, emri Sabrina, është shumë i përhapur ndër femra.

Kështu, po e thërrasin, të gjithë, dhe gruan time Sabrien, (pra,

Sabrina!)

——————

5. PARAJSA

-Telefonatë …, për Vitin e Ri, 2012-

Noemi, këtë Vit të Ri,

Ka dashur, dhe e festoj,

Në Shëngjin, në Shqipëri.

Nga atje, (e kënaqur),

Gjyshërit në USA telefono,

Ku krahas urimit, edhe i qorto!:

-Gëzuar-gëzuar!

Pse nuk erdhët?

Tek shtëpia jonë, në Shëngjin?

-…!

Këtu, është vet-Parajsa,

Të lutëm më besoni,

…Ooo shpirti  im!

./.

—————-

6. GURBETIT

Gurbet,

Kush të shpiki?

Që, na re’ për hise,

Edhe ne’ ?!

…!

Me siguri,

Njerëzit, pa atdhe’!

./.

—————–

(Ekskluzivisht, për ZemraShqiptare, nga NJ,USA, shkurt 2012)

_________________

DISA NGA NGUSHELLIMET E SHUMTA PER NDARJEN NGA JETA TE SABRIES

Sabrie Lushaj qofte e paharruar!

Skender Bucpapaj,

Elida Bucpapaj

I dashur Zeqir!

Me hidhërim të madh e morëm lajmin e papritur për ndarjen nga jeta  të zonjës suaj Sabrie Lushaj!

Zoti ju dhashtë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe!

Ju shprehim ngushëllimet tona ty, Lulzimit, Noemit, gjithë familjes, miqve, të afërmve tuaj!

Sabrie Lushaj qoftë e paharruar! Pastë dritën dhe paqen e përjetshme në Parajsë.

——————

Në vend të përkujtimit

Sejdi BERISHA:

PESHA E DHEMBJES DHE E KRENARISË NUK MATET VETËM ME VDEKJEN

I nderuari, z. Zeqir Lushaj,

Me hidhërim mora lajmin për vdekjen e bashkëshortes tuaj, znj. Sabrije, dhe menjëherë më doli para sysh ajo madhështia e saj prej njeriut të madh dhe të ndershëm, prej një femre, prej një nëne, prej një bashkëshorteje, e cila sa herë që kemi kthyer tek shtëpia e juaj, me mikpritjen e saj të paparë çdo gjë e bënte të lumtur, të ngrohtë,  hyjnore dhe njerëzore.

Nuk e harroj dot drekën që na shtronte me të gjitha të mirat, dhe shërbimin e saj, që secili prej nesh, shokëve të tu ta ndjenim veten të lirë. Të gjitha këto ishin ato reflektimet e një njeriu të madh, e një njeriu që ia shton namin familjes, që ia rritë madhështinë familjes dhe juve, z. Zeqir Lushaj, që edhe mikpritja dhe bujaria juaj dhe e saj gërshetoheshin, dhe nga kjo krijonin kopsht me lule të jetës dhe të lumturisë.

Ishte një zonjë e vërtetë, e që tash, çdo gjë ka gjurmën, fytyrën, frymën, mikpritjen dhe gjithsesi dritën e zonjës së shtëpisë. E di, se prej sot të mungon shoku i jetës, por e di edhe një gjë se vepra dhe madhështia e saj përjetë ka për të mbetur si lapidar lumturie dhe krenarie, që do të shoqërojë kudo, bile edhe në shokëve tuaj, e që unë ikjen e saj nga kjo jetë aq me dhembje shpirti e ndjeva.

Prandaj, jeta dhe vepra e znj. Sabrije, le të jetë si ujë i freskët dhe si oksigjen, që do të bëjnë të fortë e krenar.

z. Zeqir,

Pranoni ngushëllimet e mia dhe të familjes sime për shokun e jetës, dhe se sa herë që të kthej tek ju(nëse kthej ndonjëherë), çdo gjë do të më duket e zbrazet dhe e shurdhet pa atë zonjë shtëpie, e cila ia ngriti respektin dhe namin familjes me veprën dhe urtësinë e punën e saj…

Me respekt, Sejdi BERISHA

Pejë, e martë 15 shtator 2020

——————-

SABRIE LUSHAJ KISHTE UNIVERSITETIN E JETES

Dr Domenika Gjekmarkaj (Kapllaj)

Nje nder ditët me te dhimbeshmet te jetes sime kjo e sotmja, do te mbetit gjithmone e tille. Sabria mori rrugen per ne parajse duke marre nje pjuse te zemres time me vete e duke lane gjurme te hidhura ne te… Sabria pati nje Universitet shumë interesting, ndryshe nga te tjeret, qe quhet , Universiteti i jetes, por qe un pata fatin te mesoj diçka prej saj. Zemre ime qan e do te qaje gjate per të. Parajsa eshte fatlume qe e pret , por ne nuk do ta harrojme kurr per jete. Force , kurajo e besim per ta perballuar këte dhimbje, o Zeqir Lushaj, dhimbje, pje e se ciles jemi dhe ne, miqtë e tu të shumtë!

-Shengjin, shtator 2020-

—————-

Shprehim ngushellimet me te thella

Adil Fetahu, Prishtine

Me dhembje e pikellim mora lajmin (nga doktoresha Domenika), se zonja Sabrije paska nderrua jete.

Une dhe Hava, dhe gjithe Familja jone, ju shprehim ngushellimet ma te thella, dhe lutemi qe Zoti i Madherishem ta meshiroje shpirtin e te ndjeres, ndersa Ty dhe te gjtihe familjareve t’u jep force e durim ta perballoni dhembjen.

Adili dhe Familja

—————-

Nuk gjej fjale me te ngushllue!

Fritz Radovani, Australi

I dashtun Mik, bash sikur te me kishte ndrrue jete nje nga njerzit e mije fort te dhimshem,

po me vjen keq per kete lajm krejte te papritun per mue.

Zeqir, paske humbe nje Njeri fort te shtrejte te jetes s’ Ate!

Nuk gjej fjale me te ngushllue! Ambelsia e Fjales Saj e ka dergue prane te Lumnueshmit!

Asaj i ka fale Zoti Parrizin, po Miku im paska pase fatin e keq me provue kete dhimbje te pashoqe…

Zoti te forcofte me perballue kete prove te madhe!

Zoti te ruejt gjithshka ke per zemer, e te forcofte ne keto dite te veshtira!

Me dhimbje te madhe, me zemer marr pjese prane Teje,

Fritzi.

—————-

Te rroni e t’a kujtoni Sabrien

Prof. Dr. Kole Tahiri, Bruksel

I paharruar kumbara Zeqir !

Me hidherim te thelle mesuam per humjen tuaj aq te rende, sa pesha e bjeshkeve tona. Te rroni e t’a kujtoni Sabrijen, ate zonje te rende qe ka sjellur, aq lumturi ne familjen tuaj ! Me jeten, sjelljen, qendrimet dhe marredheniet e veta, aq humane, ajo do te mbetet e paha-rruar ne mendjet dhe zemrat e atyre qe e kane njohur. Perpiqemi te kuptojme, se dhimbja juaj eshte ne kufijte e se pa durueshmes. Por, jeta gjithesesi vashdon, ashtu sic ka vazhduar prej shekujsh. Kujto, se sa vuajtje, humje, vdekje etj. te kesaj natyre kane kaluar prinderit tane. Madje pa nxjerr lot, perpara te tjerve.Te sjell ne mendje. se babaj im, ndjese paste ka humbur nga stuhia verore papritmas vellain, ne moshen 22 vjecare, ndare oroku i nuses per ne muajin shtator te atij viti. Si dhe  kushurin ne moshen 27 cjecare duke lene nusen veje me dy jetima. Per me teper, ne vitin 1961 pat humbur djalin, ne moshen 15 vjecare aksidentuar me bombe te mbetur nga lufta. E megji-thate pat gjetur forca e pat qendruar. Ne vite pat rritur tri pal femije, ne dy shtepi dhe e ka mbyllur jete tek une ne Bajram Curr. Ai nga natyra ka qene shume i forte. Por edhe jeta e kishte mesuar qe mos te mirrej e vajtonte te kaluaren, po te punonte erreterr pa pushim. Ne pune, pa u marre shume me te kaluaren kishte gjetur qetesine shpirteror dhe ne mesonim prej tij. Shembujt jetesor jane per te me-suar prej tyre. Dimri sado i gjate mbaron dhe e zevendson pranvera. Dhe ky cilkel perseritet perjetesisht. Njeriu ka ardhur ne jete qe te mesoje nga te mirat e te keqijat, te njohe diten edhe naten dhe te eci perpara.

Sapo kisha mbaruar studimet dhe nisur punen ne Shkoder, po papritmas me njoftojne per te vajtur ne shtepi ne Shengjergj. Vellai ne moshen 15 vjecare ishte vetehehur ne ere me bombe. Per fat kishte qene larg shokeve me te cilet kullosnin bagetin. Udhtova per Bajram Curr e naten per shtepi. E kishin pas varrosur dhe me thane, se ishte demtuar, aq shume, sa nuk shihej me sy. Ja, me ngjarje te tilla tron-ditese eshte e mbushur jeta, o burri i maleve, o djali i atij burri qe pat kapecyer te gjitha tallazet e jetes me ndere e faqe te bardhe. Veni mendjes e zenres nje gur te madh e qendro, si burrat e malesise. Popu lli me ate pervojen e vet pat gjetur edhe nje mekanizem tjeter te habitshem : «Thuhej, ne rast fatkeqesish, se dhimta e burrit asht, si dhimta e bryllit qe dhem shume po kalon shpejt. Ti, a je bir i denje i atyre aneve kreshnike, a po jo ! ?  Edhe njehere ngushllime !

Pran jush me mendje e zemer. Kole Tahiri me bashkeshorten Ollga dhe femijte tane, Bruksel,

—————

Sabria ka lene prapa gjithcka te mire qe do ta kujtoni pergjithmone

Sokol Necaj, USA

Me hidherim te madh mesuam vdekjen e parakohshme te Sabries se dashur!

Ju shprehim ngushellimet me te sinqerta per kete humbje te madhe. Shpirti fisnik i Sabries pushofte ne paqe!

Prinderit e mij kane ndjenjat me te thella vellazerore ndaj Sabries dhe juve i dashur Zeqir. Kurre nuk kam degjuar te flitet aq me pasion dhe dashuri sa flasin ata te dy per ju te dy, por veçanerisht Sabrien. Jeta eshte me te papritura dhe here pas here tragjedi te tilla na zene deren.  Por kam shume besim se karakteri juaj i forte, dashuria dhe respekti qe keni per Sabrien nuk do tu lere te bini ne merzitje e deshperim te madh. Sabria ka lene prapa gjithcka te mire qe do ta kujtoni pergjithmone.

Me shume respekt dhe keqardhje ne kete dite teper te veshtire per ju,

Sokol Necaj

——————-

Me pikëllim të madh e morëm lajmin …

Demir Krasniqi, Gjilan- Kosove

Shumë i nderuari dhe i respektuari vëlla i shtrenjtë Zeqir Lushaj !

Me pikëllim të madh e morëm lajmin e hidhur për vdekjen e bashkëshortës Suaj Sabrie Lushaj !

Në emrin tim përsonal dhe në emër të mbarë familjes sime , Ju lutëmi që t’i pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta, si Ti, ashtu dhe mbarë familja e juaj Lushaj!

Ne i lutëmi të madhit Zot, që atë ta shpërblejë në amshim , tokë të lehtë dhe xhenet , kurse  Juve të gjithëve t’ua jap durimin dhe gajretin !

Në emër të Zotit , Ju ngushëllon Demir Krasniqi me familjen e vet nga Gjilani i Kosovës !

——————-

Sabria ne 62 vjetorin e lindjes , në NJ, USA

Mbesa Noemi ka ardh nga Zyrihi të jete pranë nanës Sabrie në castet e fundit të jetes se saj.

Shumëçka në këtë përshendetje të fundit të Sabries nga ballkoni i shtepise  së saj të pushimit në Shengjin.

Në një status të Zeqirit në WhatsApp këto ditë shkruhej: “po oxhakut në oborr, moj Sabrie, çka me i thanë tash!?”.

Shtator 2020