(Përbërësit më poshtë janë për 10 racione kek)
Përbërësit:
3 banane
2 filxhanë çaji tërshërë
2 vezë
1 filxhan kafeje me mjaltë
1 një lugë çaji sodë buke
Përgatitja:
Si fillim ndizni furrën e sobës në temperaturë maksimale dhe lëreni të ngrohet.
Ndërkohë në një mikser shtoni të gjithë përbërësit, tulin e bananeve, tërshërën, mjaltin, vezët dhe sodën dhe kalojini në mikser derisa të krijohet një masë homogjene brumi kremoz.
Të gjithë brumin shtrojeni në një tavë dhe futeni në furrë të parangrohur të piqet për 30 minuta.
Nëse preferoni, në momentin që e keni shtruar në tavë, sipër mund t’i vendosni disa feta bananesh në të gjithë sipërfqen.
Por gjithashtu, nëse preferoni gjatë përgatitjes së brumit mund të shtoni arra ose bajame të thërrmuara, fruta të ndryshme të thata sipas preferencës.
Kombinimet:
Keku me brumë bananesh është një zgjidhje fantastike për mëngjes dhe jo vetëm.
Kjo ëmbëlsirë e thjeshtë dhe e lehtë mund të konsumohet në çdo kohë të ditës.
Ajo mund të shoqërohet me kafe, çaj të ngrohtë por edhe lëngje të ndryshme frutash.
Nëse dëshironi mund ta kombinoni edhe me pak reçel qershie apo fiku dhe shija e saj do t’ju përfshijë tërësisht.