Ronald Koeman do të jetë trajneri i ri i Barcelonës. Klubi spanjoll e njoftoi në faqen zyrtare në internet.
Marrëveshja me trajnerin holandez është deri më 30 Qershor të vitit 2022.
Ronald Koeman shihet si shpëtimtari i Barcelonës pasi është edhe njeriu që i ka dhënë këtij klubi fitoren e parë në histori në kupat e Europës.
Ronald Koeman merr Barcelonën pasi ka drejtuar ekipe në Premier League, La Liga, në kampionatin holandez dhe Kombëtaren e Holandës.