Çdo person mbi 12 vjeç në Bruksel duhet të mbajë maskë dhe në hapësirat e hapura të qytetit, ku mund të ketë grumbullime njerëzish.
Vendimi u mor pas shtimit të ndjeshëm të rasteve me koronavirus gjatë javëve të fundit.
Kontrollet e policisë do të rriten për të siguruar që qytetarët të respektojnë masat e reja.
Përjashtime do të bëhen për ata që kryejnë aktivitete sportive apo për ata që nuk mund të mbajnë maskë për shkaqe shëndetësore.
Më herët, maska u bë e detyrueshme edhe në ambiente të mbyllura.