Australia ka hequr nga qarkullimi 286 maska, pasi sipas autoriteteve vendase, nuk të mbrojnë mjaftueshëm nga përhapja e koronavirusit.
The Guardian raporton se mes tyre është edhe maska kirurgjikale. Ekspertët shëndetësore shprehen se kjo lloj maske nuk e parandalon në mënyrë të sigurt infeksionin.
Si pjesë e një rishikimi pas shqetësimeve të popullatës shumë maska nuk plotësojnë standardet dhe nëse përdoren në mjediset mjekësore, mund të rrisin përhapjen e sëmundjes.
Ekspertët shprehen se maskat kirurgjikale me përdorim të vetëm nuk kanë ofruar prova të mjaftueshme për parandalimin e përhapjes së virusit.
Gjithashtu thuhet se përdorimi i vazhdueshëm i këtyre maskave të veçanta kirurgjikale mund të rrisë rrezikun e përhapjes së infeksioneve (përfshirë COVID-19) midis individëve.