Në 100 vjetorin e lindjes…

(1920 – 1997)

ELEGJI PËR GAC ÇUNIN

Vdiq edhe nji tjetër! Qanje shokë, të ngratin!
Banja t’madhe gjamën! Vdiq tue sosë afatin!
Si, pat hjekë e vuejtun, mbasi shumë qe rrekë
Tue luftue me morden! Vdiq: e lanë me vdekë!
Shtrydhë e shterrun forcash djerreve t’Bedenit,
fill andej përplasun brrakave t’
liqenit;
ra e u’mek djaloshi… Vinte i imët kah shtati,
s’ishte për tê kazma, s’ishte për tê shati
Se ktij qielli i fali çka s’i dha secilit:
frymën e muzikës, zanin e bilbilit.
Oh sa herë ndër muzgjet e robnis
ai zâ
Zemrën qi lëngonte balçëm ai ju bâ
Dridhej nën zâ letas, mallshëm, melodija,
tash ndër kangë shkodrane, tash n’Ave Maria.
Prante zhurma e dhomës, që të gjithë veshtojshin
Tretun ndër kujtime t’ambla qi ato zgjojshin…
Gac, o shok i vuejtjes, nxânsi im i lashtë,
mâ s’ta gjegja zanin, mâ nuk t’ndesha jashtë!
N’imshtën e Burrelit vorrin ku ta banë
Kur ushton gjethnaja, Gac ti ndoshta fshân?
Fshâj nji k
angë lirije qi t’u mbyll n’krahnuer!
Fshâj nji jetë artisti qi pa fryt u-buer!
Fshâj
e përmbas teje le t’ankojë shoqnija
qi na njofti vlerën, mbarë t’ankojë rinija!

 

ELEGJIA VLLAZNORE

Ma thonte zemra e ngrata
se jeta t’kishte lan
ë,
edhe
pse miqt e shokët
nuk dojshin me ma than
ë.
Der sa mbi krye
mandata
kur s’e pritsha më ra
,
dhe mora vesh
çka n’anderr
prej kohe m’ishte gja.

E pau epileptiku
qi s
njifte mue as tye.
Po kap
ërcejshim lumin
kur befas ura u-thye…
Un
rashë… m’u-turr vertikut…
humba! uluroi nji za…
Ti u-hodhe, m’kape, m’qite…
por vet
ë nuk dole ma!

Ti vuejtje, ti rreziqe
durove simbas stin
ës,
nga ishulli i Ventotten
ës (3)
nd
ër telat e Prishtinës (4).
E pse p
ërbuze vdiqe
terrorin bolshevik,
gjithmon
ë anmik i shtypjes,
e bir i atdheut, besnik.

Sot qi nga dita e mortit
ka rrjedh
ë ma se nji mot
tue t
a nderue kujtimin,
o vlla, nuk derdhi lot.
Pse p
ër vdekjen e t’ fortit
i fort
ë duhet me u-bamë.
As p
ërmendi fajtorët:
nuk kam ma çka me u nam
ë.

Kur ndofta nga mizori
po p
ërgatitet ura,
p
ër mue ket herë, e kanga
e mbrame asht kjo qi thura,
me gjakun tand deshmori
vulosi sot nji be:
p
ërbuzi komunizmin
e truhem
per Atdhe.

Shenim FR: Një kujtesë.., në 100 vjetorin e lindjes…

Melbourne, 28 Korrik 2020.