26 thëniet më të bukura turke:
- Ai që fle me gjarpërin nuk bën të ankohet se e ka kafshuar.
- Ajo që s’bëhet në ditën e vet nuk bëhet as për një vit.
- Babai i dhuroi fëmijës një vresht të tërë, kurse ai s’i dhuroi atij as një kalavesh rrush.
- Duhet sakrifikuar mjekra për të ruajtur kokën.
- Edhe po dite një mijë gjëra, pyet atë që di qoftë edhe një gjë të vetme.
- Kadiu është i shurdhër, myftiu është i verbër; per veten kujdesu vetë.
- Mallkimi sillet e sillet e bie tek mallkuesi.
- Mos merr borxh te pasaniku, as mos u bëj dorëzanë për të varfrin.
- Në i thua mikut fshehtësi, dije se edhe ai ka miqtë e tij.
- Nëse armiku është një milingonë, ti konsideroje si elefant.
- Qengjin e ndarë nga tufa e ha ujku.
- Rrëzohet i pasuri – ka qenë aksident, rrëzohet fukarai, ka qënë i dehur.
- Ruaju nga ata që ju ke bërë mirë.
- Sikur të nxirrej në ankand intelekti, secili do të blinte të vetin.
- Veza e fqinjit ka dy të kuq.
- Armiku që falet nuk zihet mik.
- Fqinjin tënd duaje, por gardhin mos e hiq.
- Ai që flet me ty për të metat e të tjerëve, me ata do të flasë për të metat e tua.
- Gruaja pa vithe është si shtrati pa jastëk.
- Jeta është një shkollë e papërfunduar, njeriu orë e çast mëson gjëra të reja.
- Kur lulja ul gjethet, nuk kërkon falje por ndihmë.
- Kur më gënjen një herë, fajin e ke ti, kur më gënjen përsëri, kam faj unë.
- Mos i besoni burrit që qan, kalit që djersin dhe gruas që betohet.
- Para martesës femra është pikëpyetje, pas saj, pikëçuditëse.
- Më e vështirë është të mbash një fjalë, se një fjalim.
- Dashuria, kruajtja dhe kolla nuk mund të fshihen.