Pandemia e koronavirusit ka ndikuar ndjeshëm tek aktivitetet sociale dhe argëtuese gjatë natësnë të gjitha qytetet amerikane, përfshirëUashingtonin. Por këtë javë një nga baret më tëshquara të Distriktit të Kolumbias për mbi 25 vjetmbylli dyert e tij përgjithmonë. Korrespondenti iZërit të Amerikës Jane Bojadzievski ka përgatiturmaterialin.
Pandemia detyron mbylljen e një prej bareve më të njohura në Uashington
Tani për tani, aktivitetet në klubet e natës, për të takuar njerëz të rinj dhe për të kërcyerjanë pezulluar. Por, për një klub ikonë nërrugën 18, ato ditë i përkasin tani të shkuarës.
“Trashëgimia e klubit në rrugën 18-të ishte se shërbeu si strehë për muzikantët dhe DJ. Ata ishin në gjendje të shpreheshin në mënyrëkrijuese dhe të interpretonin“, thotë Thomas Blondet, që ka qenë DJ në atë klub.
“Është përfundimisht fundi i një epoke, sepsetani shumë muzikantë në D.C dhe DJ nukkanë ku të luajnë muzikën e tyre. Nuk mundtë luajmë askund tjetër. Atje kishim lirikrijuese“, thotë Thomas.
Klubi në rrugën 18-të ishte një nga më të shquaritpër aktivitete argëtuese gjatë natës nëUashington por pronarët e tij kanë frikë se ka ardhur koha për ta mbyllur.
“Kur duhet të jesh 2 metra larg, të jesh me maskë, pa asnjë komunikim me banakierët nëklub, pa u argëtuar apo kërcyer, përse tëshkosh në klub nate. Nuk ka fare kuptim“, thotë Farid Nuri, bashkëthemelues dhe pronar iklubit në rrugën 18-të.
Pas 25 vjetësh punë, jubileu i barit do të festohejnë tetor.
“Shprehja është institucionet nuk vdesin, atoevolojnë. Është koha që ne të evolojmë dhe kjokohë është mjaft e përshtatshme. Sapoarritëm 25 vjetorin, goditi pandemia dhe napërfundon kontrata e qirasë. Është njëmundësi për tu larguar në kulmin tonë“, thotë Farid.
Shpresa është se ky klub, që ka qenë një vend grumbullimi për muzikantë, grupe argëtimi, DJ, dhe një vend për shfaqjet e modës, do të kthehetnë Uashington, në një formë të re.