Nuk mund të rri pa i thanë do fjalë,
për një mik,
një fisnik, intelektual,
prind, bashëshort, burrë i rrallë,
malesor dhe qytetar,
fjalë artë, e shpirtin mjaltë..
Më thërret ora në Gegni të Epër,
Në Qeresh, n` atë djep të ndezun,
Dielli i verës,
Dimnit t`egër,
Kulla në thepa kryqiell,
Aty lindi Murat Gecaj,
I shkollës, artit- dishepull..
Jeta e rruga e tij, nuk ke asfalt ,
Dimën e verë, mbi përvelim,
Mbi pengesa, brigje të thyeme,
Mbi theqafje,
I përballi me guxim,
Ai stoic i shtroi me dije..
Murat Gecaj, intelektual,
Bli i rritun në zemer të gurit,
Nder i dha, dije dhe fjalë,
Fiseve Nikaj- Merturit..
Nder i dha trojanës , horës,
Gjithmonë në krye ku ishte drita,
Ai shkëlqeu në Malci të Gjakovës,
Me urti,
me fisnikëri, dituri ,
Vyrtyte falë nga Perendia..
Ai ndezi mes Tiranës,
Pishtarët e dijes,
si shkrimtar, si gazetar,
Kurrë s`iu nda, vendlindjes, amës,
Një shqiponjë,
Një kreshtan, një bredh mbi shkamb,
Vozitesi,
Mbi fusha dhe mal..
Më kapërcejnë nëpër mendime,
Vyrtytet në kaptyej moti,
Gjithmonë mik,
me shpresë- frymëzime,
Ishte e mbeti,
Krye njeri ,
një fistar, bekue prej zoti..
Dheu i lehtë e udhe e shëndritë,
Të kjoftë o vëlla, o mik,
Si bletës që i përulemi ,
Mjaltit, dyllit, qirit të shenjtë,
Qoftë një fjalë,
bekim dhe himen,
Përjetësisht pushofsh në Parajsë,
MURAT GECAJ,
O i shënjuari në shejtnim!