PROZË POETIKE

KTHEHU NË KOHËN TËNDE

Shko pra, tash ma s’mundem me të mbajtë.
Ti kohë e largët,e shkuar, e pakryer.
Boll e bana shpirtin tim strehë për ty.
Boll ma e bana kët’zemër fole për ty.
Boll ma kaq netë të gjata e andrra të andërrueme,
në pritje për rizgjuemje,rizgjimi për ty.
Nuk mundem ma,nuk mundem,boll ma.
Dil e ik,o e fshehta e shpirtit tim,o brenga e zemrës time,
o dëshira e shtypune,e m’fshehune.
Dil e banu zog me flatra e fluturo qiejve të pa anë.
Dil e mësohu të jetosh edhe pa mua,pa të pasur e pa më patur në gji.
Shko pra,lirinë po ta jap,se ky shpirt u bë kafaz për ty.
Fluturo tatëpjetave e ngjitu majave të larta,ku ëndërruam të ishim bashkë.
Mësohu të ngrihesh edhe kur të biesh,pa patur dorën time që ta zgjas.
Ik e shko, ec,vrapo ,fluturo mes reve , çaj si skifter e kokën pas mos e kthe.
E djeshmja shkoi, nuk kthehet ma,edhe pse ëndërruem shumë,edhe pse pritëm,në pritje pafund.
Shko pra çfar’ pret,liroma kët’ trup,kët’ shpirt zbarkoma prej tundimit të gjatë.
Shko e fluturo në kaltërsitë ku dikur i prekëm bashkë.
Ik nga unë, prej meje largohu.
Un’ s’mundem të mbajë gjithë jetën ndër faj , ngujuar fluturimin tënd,kaltërsinë
tënde.
Kthehu atje ku ishe , atje ku më gjete, atje ku e lamë prekjen e parë,gjurmën e parë.
Kthehu në kohën tënde,qëndro atje e paprekur,si re e bardhe,si fllad mëngjesi në ditët e udhët që na presin.

@Valbona HYKAJ