Pas tre librave publicistik, radha i erdhi librit historik

Këto ditë nga shtëpia botuese Lena Graphik doli nga shtypi libri im i radhës “Vitet e krenarisë kombëtare”. Libri është përmbledhje e kujtimeve dhe përjetimeve personale nga aktiviteti politik dhe atdhetar i viteve të ’90-ta.
Libri është me lidhje të fortë dhe i ka 158 faqe, ka nëntë kapituj me gjithsejtë tridhjetë nëntituj si dhe është i ilustruar me 21 fotografi me ngjyra.
Janë këto ngjarje nëpër të cilat kalova, përjetova por dhe veprova në periudhën e lavdishme kombëtare, të cilat për herë të parë po i shpalosi për lexuesit dhe opinionin publik.
Libri fillon me recensionin briliant të redaktorit Selman Etemi.
Ngjarjet më dominante të këtij libri janë aktivitetet e Forumit Rinor të LDK-së, vitet e mësimdhënjes në shkollën fillore “Azem Bejta” në Grabanicë dhe Rezistenca e Bokshiqit e vitit 1993, por nuk mungojnë as ngjarje dhe zhvillime të shumta përgjatë viteve 1989-1995.
Libri “VITET E KRENARISË KOMBËTARE” i autorit Florim Zeqa vjen pas katër librave publicistikë; “NJOHJA E VONUAR”, “THIRRJE NGA SHPIRTI”, “ILUZIONISTËT E SPECIALES” dhe “KATANDISJA E VLERAVE”.
Florim Zeqa me shkrime gazetareske dhe publicistikë ka filluar në gjysmën e dytë të vitit 2010. Deri më tani i ka të botuara mbi 800 shkrime autoriale dhe rreth 1200 prononcime analitike për aktualitetin politik, të botuara në gazetat shqiptare dhe portale gjithandej trojeve etnike.
Poashtu nuk i mungojnë as shkrimet në gazetat italiane, ku deri më tani i ka të botuara rreth 30 shkrime dhe intervista. Njëherit është pjesë e stafit redaktorial në gazetën “INERNATIONAL POST”, e përkthyer në pothuajse të gjitha gjuhët e botës.