Rikthimi në Atdhe i Familjes Mbretërore Shqipetare, një e drejtë e mohuar prej diktaturës komuniste.

Pas njē largimi të detyruar nga pushtimi fashist në Prill -1939 dhe me ardhjen në fuqi të diktaturës komuniste, me vendim të Kongresit famkeq të Përmetit, Familja Mbretërore u detyrua të kaloj jetën, jashtë dëshire, në egzil.

Kudo ku qëndroj Familja Mbretërore në perendim, rrezatoj fisnikëri dhe atdhedashuri, duke kontribuar me gjithçka vetëm për interesat tona kombëtare.

Mbreti Zog I dhe më vonë Mbreti Leka I, shkrinë çdo energji të tyre në vetvete dhe përpara çdo kancelarie botërore, për të vënë në dukje rrezikun dhe vuatjet prej diktaturës nën të cilën gjendej Shqipëria dhe Kosova pa harruar kurrë edhe çeshtjen Çame.

Diktatura komuniste pluhurosi çdo gjë në lidhje me kohen e mbretërisë, Mbretin Zog dhe Familjen Mbrtërore, por nuk mund të zhdukte kujtesën dhe memoren e një kombi të tërë.

Idealistët, ato që kishin perjetuar e besonin në filozofinë zogiste, mbajtën gjallë nën terrorin diktatorial komunist këtë filozofi si një filozofi perendimore që sillte zhvillim, mirëqenie dhe stabilitet.

Çfardo padrejtësie dhe pengese që u bë në lidhje me Familjen Mbretërore, para dhe pas viteve ‘90, thjesht do të krijonte vonesë në kohë, pasi e drejta do të triumfonte dhe Familja Mbretërore do të rikthehej përfundimisht në Atdhe.

Me vendim të parlamentit shqiptarë si mē poshtë;

“Ne, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të mbështetur në vlerësimin që kemi për historinë e shtetit shqiptar dhe vazhdimësinë e tij juridike, si dhe në zhvillimet e sotme demokratike, paraqesim kërkesën tonë që nëna mbretëreshë Geraldina dhe familja mbretërore shqiptare të vijnë e të jetojnë përgjithmonë në Shqipëri”.

Me 28 qershor 2002, Familja Mbretërore u rikthye përfundimisht në Atdhe.

Monarkistët dhe legalistët nga të gjithë trojet shqiptare dhe diaspora, kanë përshëndetur dhe mirëpritutur në mënyrë madhështore rikthimin e Familjen Mbretërore Shqipetare.

Mesazhi që përcolli Mbreti Leka I
me këtë rast ishte parulla e njohur kombëtarizuese,
“Paqe-bashkim-vëllazërim”.
“Dua të falënderoj popullin shqiptar, shtetin shqiptar që na dha këtë rast me u kthy në atdheun tonë”, tha Leka Zogu në fjalët e para për shtypin.

Ceromonia e pritjes, ishte mjaft festive, ku merrnin pjesë autoritete shtetërore, përfaqësues të subjekteve politike dhe me mijëra legalistë mbeshtetës të mbretërisë.

Si edhe të gjithe e dimë dhe e kujtojmë, emocionet, kënaqësia dhe festimet atë ditë ishin të papara, përrallore dhe gjithë shpresë.

Sot ky rikthim ka ndodhur, por tashmë pritet dhe duhet të ndodh rikthimi i madh,
RIKTHIMI I MBRETERISE.

Ne, sot i urojmë Familjes Mbretërore, bekimet më të mira të Zotit, si dritëshprese për shqiptarët me ardhjen e Princit Leka II në Fronin Mbretëror si Mbret i tyre.

Me moton e Mbretit LEKA I,
Paqe Bashkim Vllazërim, sot, ne duhet ta kemi obligim bashkimin mes njëri tjetri, për të mundësuar të drejtën legjitime të mohuar prej 81 vitesh, ndryshimin e rendit kushtetues nga
Republikë në Mbretëri.????????