“PO RUAJMË HIRRËN DUKE LËNË TË SHKOJË DJATHI” !

Nga Shpend Nikoçi

Fermeri tropojan në zonën e gështenjës (Castanetum) përpiqet ta ruaj, ta punojë, ta shfrytzojë maksimalisht atë pak tokë që ka trashguar nga paraardhësit e tij, e cila i siguron bukën për tre muaj.

Ndërkohë e  ka braktisur dhe lënë pas dore gështenjën. Nuk e ruan nga dëmtimet dhe zjarri. Nuk i kryen asnjë shërbim kulturor dhe sanitar kashnjetit që i siguron bukën dhe ushqimet për gjithë vitin, shkollimin e fëmijve, pajisjen e shtëpisë me orendi e kompletimin me elektro-shtëpiake.