Restorantet në të gjithë botën po gjejnë mënyra gjithnjë e më shumë krijuese në përpjekje për të respektuar distancimin social dhe, në të njëjtën kohë, të mirëpresin sa më shumë klientë, për t’i mbijetuar krizës ekonomike, për shkak të pandemisë së Covid-19.
Barriera mbrojtëse, serra, tuba gome… ka nga të gjitha!
Restoranti H.A.N.D në Paris përdor këta ekranë individualë, ndërsa Mediamatic ETEN në Amsterdam ka instaluar serra të vogla për t’u dhënë klientëve pakëz intimitet… dhe mbrojtje. Personeli i restorantit vesh një lloj ekrani prej peçikllazi në fytyrë dhe e shërben ushqimin në dërrasa të gjata prej druri.
Restoranti Fish Tales Bar & Grill në Ocean City, Maryland, është përpjekur ta bëjë distancimin social një përvojë të paharrueshme, duke u ofruar klientëve rrota gome gjigante.
Restorante dhe bare në vende të ndryshme kanë zgjedhur të përdorin manekinë për të zëvendësuar darkat në lokalet e tyre. Ato përdoren për të treguar rregullin e ri të uljes nëpër restorante apo për të sinjalizuar se ku është e ndaluar të qëndrosh.
Në Bangok, njerëzit hanë, pas ndarësve plastikë transparentë.
Burimi: Euronews