Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se vendi dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor po hyjnë në një javë të rëndësishme, kur sipas tij, pritet të hapen procese konkrete nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Të martën në Kosovë pritet të shkojë i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në përpjekje për të siguruar rifillimin e bisedimeve pas heqjes së pengesave që kishin çuar në pezullimin e tyre.