Shkollat shqipe të diasporës në tre shtete amerikane, Nju Jork, Nju Xhersi dhe Kënektikat, sipas një kronike të “Zërit të Amerikës”, organizuan të dielën festivalin e tyre të pestë me interpretime këngësh dhe vallesh tradiconale të përgatitura nga nxënës të grupmoshave të ndryshme.
Festivali është rezultat i përpjekjeve për të përcjellë vlerat e kulturës shqiptare tek brezat e rinj të diasporës përmes punës së cmuar të prindërve të tyre dhe mësuesve vullnetarë.
Rudina Dervishi e “Zërit të Amerikës” ishte në shkollën e mesme të qytetit Garfield pranë Nju Jorkut ku u zhvillua festivali dhe bisedoi me disa nga pjesëmarësit.
https://www.zeriamerikes.com/a/4414763.html