Në fazën aktuale procesi i zgjidhjes së krizësKosovë-Serbi ka hyrë në një fazë kritike. Pas një bllokimi disa vjecarë për arsye lokale, rajonale dhe konjukture ndërkombëtare, duketse po vjen momenti që aktorët dhe faktorëtrelevantë t’i rikthehen bisedimeve. Qëllimi ibisedimeve në këtë fazë është arritja e njëmarrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtarepwr njohje reciproke nw kufijt ekzistues, e ratifikuar nga parlamentet e dy shteteve si dheme vlefshmëri juridike dhe garancindërkombëtare.
Në këtë fazë, krahas procedurës për hapjene negociatave dhe tw përgatitjes së thelbitpërmbajtësor të draft-marrëveshjes janë edhe dyaspekte që mbeten objekt debati dhe polemikepolitike në Kosovë dhe më gjërë: së pari,formati i ndërmjetësuesit ndërkombëtar dhe, sëdyti, shpejtësia e negociatave për arritjen e marrëveshjes. Në këtë shkrim do analizojmëaspektin e parë, atë të ndërmjetësuesitndërkombëtar. Aspektin e dytë do e vijojmë sëafërmi me një shkrim tjetër.
Bisedimet, dialogu dhe negociatat Kosovë-Serbi vuajnë nga mungesa e thellë e besimitmidis palëve si dhe nga garancia e zbatimit tëvendimeve të dala prej tyre. Për këto arsye, prabesueshmërie dhe garancie për zbatimin e vendimeve, negociatat Kosovë-Serbi kanënevojë për ndërmjetësim diplomatikndërkombëtarë, me kredibilitet dhe fuqiimponuese e garantuese mbi palët.
Lidhur me ndërmjetësimin ndërkombëtar, brënda Kosovës po ndodh kohët e fundit njëpërplasje serioze. Po duken qartë se polemikapolitike dhe polarizimi në Kosovë edhe lidhurme formatin e ndërmjetësuesit ndërkombëtar po thellohet. Debati po bëhet rreth tre pyetjeve: Do vijojë të mbetet ndërmjetësuese e vetme BE? Do të hyjë si ndërmjetësues i vetëm ShBA? Apo do kemi një rikthim te ndërmjetësimi dypalëshEuro-Atlantik, BE-ShBA? Ky debat vë nëdyshim serioz vetë natyrën e projektit Euro-Atlantik të Kosovës.
Le të kujtojmë se prej Konferencës sëRambujesë, 1999, faktori politik në Kosovës ka qënë i unifikuar në qëndrimin pro Euro-Atlantik. Ishte ky unifikim i brëndshëm Kosovar që ia lehtësoi punët faktorit Euro-Atlantik gjatënë dizajnimin, mbështetjes dhe realizimit tëprojektit të Kosovës. Euro-Atlantizmi ka qënëpërcaktues për clirimin e Kosovës nga diktaturaSerbe, për shpalljen e pavarësisë së saj, përshtet-formimin, për njohjen ndërkombëtare dhemë tej për integrimin në nisma dhe organizatarajonale dhe universale.
Për herë të parë projekti i Kosovës u devijuanjëanshmërisht nga bashkëveprimi Euro-Atlantik BE-ShBA në vitin 2012. Ishte koha kurShtëpia e Bardhë nën Presidentin Obama deklaroi një strategji tërheqje nga Ballkani dheLindja e Mesme drejt Lindjes së Largme. Për tëmos lënë boshllëk politiko-diplomatik BE rritiinteresimin, praninë dhe veprimin e tij nëBallkan. Problemi themelor ngelej, sikundëredhe sot, zgjidhja e nyjes Kosovë-Serbi. Përkëtë BE shprehu gadishmërinë për tëndërmjetësuar bisedimet Kosovë-Serbi, pa praninë e ShBA.
Pikërisht në vitin 2012, Kuvendi i Kosovësmiratoi një rezolutë në bazë të së cilësmandatonte Qeverinë e Kosovës për të celurbisedimet teknike me Serbinë, që për herë tëparë do bëheshin përmes ndërmjetësimit të BE. Ishte kjo iniciativa e parë e ndërmarrë ngaKosova për tu dakordësuar për të ndryshuarformatin Euro-Atlantik të ndërmjetësuesitndërkombëtar të bisedimeve Kosovë-Serbi, ngaformati i ndërmjetësuesit dypalësh Euro-Atlantik BE-ShBA, në ndërmjetësues tënjëanshëm vetëm BE pa ShBA. Pra, ishteQeveria e Kosovës, e kryesuar asokohe ngaThaci që e mbështeti pa e vrarë mëndjen nëmënyrë afatgjate këtë ndryshim të formatit tëndërmjetësuesit ndërkombëtar, nga format Euro-Atlantik BE-ShBA, në format të njëanshëm BE, pa ShBA.
Palës Serbe i konvenonte shumëmënjanimi i ShBA nga ndërmjetësimi ibisedimeve Kosovë-Serbi, prandaj u dakorduamenjëherë me ndryshimin e formatit tëndërmjetësimit. Kjo, sepse pala Serbe, nga njëraanë ishte e interesuar për të përcarë dyshen BE-ShBA në qasjen ndaj Kosovës. Nga ana tjetër, duke mos patur praninë e faktorit të ShBA, palaSerbe, do të shfrytëzonte më lehtë përcarjenekzistuese brënda BE lidhur me statusin e Kosovës, për realizimin e strategjisë së sajpolitike në marrëveshjen e ndërmjetësuar vetëmnga BE. Në këtë lëvizje, Serbia gëzontembështetjen e plotë të Rusisë sepse i shërbentenjëkohësisht kwsaj tw fundit edhe si ‘KalëTroje’ për interesat gjeopolitike të saj për tëdobësuar aleancën Euro-Atlantike në tërësi dheBE në vecanti.
Bisedimet Serbi-Kosovë me ndërmjetësimin e BE, pa praninë e ShBA vijuanplotë tetë vjet. Ato prodhuan rreth njëzet e pesëmarrëveshje teknike dhe politike, shumica e tëcilave nuk janë zbatuar. Mbas tetë viteshbisedimet u bllokuan. Diplomacia e BE, asokohe me Federika Mogerinin në krye nuk iudhëhoqi dot bisedimet drejt zgjidhjespërfundimtare. Kryediplomatja e BE me apo padashje hapi qështjen më të rrezikshme përKosovën, Ballkanin dhe mbarë Evropën – atë tëndryshimeve territoriale. Mogerini ra në grackëne opsionit Serb, të mbështetur nga Presidenti iKosovës, H. Thaci e më pas edhe ngaKryeministri i Shqipërisë, E. Rama. TrojkaVucic–Thaci-Rama, rreth vitit 2016 filluan tëvepronin në mbështetje të projektit Serb dhe nënndikimin e faktorëve të tjerë gjeopolitik dhelobues në mbështetje të tij. I gjëndur përballësfidave të tjera të brëndshme askokohe, BE dheshtetet kryesore të tij, nuk i kushtuan vëmëndjene duhur bisedimeve Kosovë-Serbi, derisa kriza e tyre shpërtheu hapur politikisht e publikisht nëKosovë, Shqipëri, Ballkan dhe në botë.
Kur situata u fut në një tunel të mbyllurdhe të rrezikshëm, të dy partnerët Euro-Atlantik, BE dhe ShBA iu rikthyen agjendës së Ballkanit, me fokus të vecantë bisedimet Kosovë-Serbi. Për, këtë herë, dy partnerët Euro-Atlantik, BE dhe ShBA nuk duken të jenë të unifikuarpolitikisht dhe të dakorduar diplomatiksht për tëndërmjetësuar së bashku, si më parë, për arritjene marrëveshjes përfundimtare gjthëpërfshirëseKosovë-Serbi. Klima e marrëdhënieve BE-ShBA në përgjithësi nuk është si më parë, sikundër qasja e tyre ndaj zgjidhjes së krizësKosovë-Serbi nuk është e qartë. Edhe nëKosovë është reflektuar dilema ShBA-BE.
Një qasje politike Kosovare është përndërmjetësim vetëm nga ShBA, dhe jo më BE. Paradoksalisht, këtë ospion e mbështetPresidenti Thaci dhe përkrahësit e tij tij. Themiparadoksalisht sepse Thaci ka ndërruar tre herëqasjen e tij ndaj ndërmjetësuesit ndërkombëtar. Në fillimet e qështjes Kosovare nga Rambujejae vitit 1999 deri nga vitet 2011, Thaci ka mbështetur dyshen Euro-Atlantike BE-ShBA sindërmjetësues ndërkombëtar për Kosovën. Nga viti 2012 deri në 2018 ishte sërish Thaci që u pajtua me ndërmjetësimin e njëanshëm të BE, pa ShBA, format ky anti-ShBA i preferuar iSerbisë. Mbas vitit 2018, kur opsioni sekretSerbo-Rus për coptimin territorial të Kosovës u ekspozua dhe u kundërshtua masivisht nëKosovë, Ballkan dhe në Evropë por ngeli ambignë Shtëpinë e Bardhë, është sërish Thaci qëradikalizoi qëndrimin e tij, duke bërë një kthesënë mbështetje të ndërmjetësimit vetëm të ShBAdhe duke u deklaruar si anti-BE.
Lëvizje të tilla të paprincipta dhe tëpajustifikueshme të Presidentit Thaci ndajqasjes së faktorëve Euro-Atlantik, BE-ShBA, duket se kanë një prapavi të fshehtë. Së pari, atojanë lëvizje të nxitura nga projekti i bisedimevesekrete Kosovë-Serbi, i cili qartësisht synoncoptimin e Kosovës dhe të ekonomisë së saj nëdobi të Serbisë. Së dyti, lëvizjet e Thacit ndajqasjes Euro-Atlantike BE-ShBA lidhen edhe me interesa personale politike të tij në Kosovë. Sëtreti, lëvizjet e Thacit padyshim diktohen edhenga problematikat që ai ka me drejtësinëndërkombëtare për periudhën përpara, gjatë dhembas luftës për clirimin e Kosovës. Në analizëtë fundit cdo qasje nga kushdo që të vijë qësynon përcarjen Euro-Atlantike në përgjithësidhe për Kosovën në vecanti është drejpërdrejtëdhe pa pikë dyshimi në dobi të faktorëve Serbo-Rus.
Opsioni i dytë, që duket i mbështetur mëgjërësisht në Kosovë është ndërmjetësimi unikEuro-Atlantik, ShBA-BE. Në Kosovë nuk ka qasje me ndikim të madh anti-ShBA. Shfaqjetaty-këtu të simptomave kundër ShBA janësporadike dhe të paqëndrueshme dhe lidhen mëshumë me konjukturën politike afatshkurtër dheme pakënaqësitë ndaj individëve të vecantëpërfaqësues të ShBA dhe asesi nuk lidhen me Shtetin dhe popullin Amerikan.
Në Kosovë, gjithashtu, nuk ka frymë anti-BE. Simptomat që shfaqen janë gjithashtusporadike dhe të paqëndrueshme dhe lidhen me konjuktura afatshkurtëra dhe ndonjë shtet tëvecantë jo miqësor me Kosovën. Faktorët lokalënë Kosovë janë gjërësisht Euro-Atlantik. Ato e konsiderojnë dhe mbështesin BE dhe ShBA sishpëtimtarët dhe mbështesit e tyre më tëmëdhenj. Mbi këtë bazë të gjërë popullore pro Euro-Atlantike politika në Kosovë lypet t’iqëndrojnë kërkesës për bashkëpunim unik Euro-Atlantik BE-ShBA deri në fund të projektit tëKosovës dhe kurrësesi të mbajnë qasje të dyzuarmidis tyre.
Historia 21 vjecare e Kosovës dëshmon se sa herë faktori Euro-Atlantik ka vepruar iunifikuar në Kosovë, sukseset e kësaj të funditkanë qënë të dukshme dhe të garantuara. Kur faktorët Euro-Atlantik, për shkaqe të ndryshme, kanë vepruar vec e vec, projekti i Kosovës ka njohur status quo ose kthim prapa. Në qasjenndaj ndërmjetësuesit gjithë faktori politik dheinstitucional në Kosovë nevojitet të mbështesinformatin e unifikuar Euro-Atlantik BE-ShBA. Kjo qasje buron nga vetë karakteri Euro-Atlantik i projektit të Kosovës. Është Serbia dhembështetësja e saj e fortë, Rusia që tentojnë prejvitesh të fusin pyka përcarëse midis faktoritunik ShBA-BE dhe projektit Euro-AtlantikKosovë me qëllimin e vetëm për t’i hapur rrugëndikimit, pranisë, interesave dhe veprimevegjeopolitike Ruse në Ballkan.