Pas tronditjes së pandemisë, moda po vë në dyshim nevojën për të rikonceptuar ritmet dhe stinët e shfaqjeve të modës.
Stilistë dhe menaxherë kanë njoftuar kohë dhe metoda të prezantimeve të tyre në të ardhmen.
Por disa, si Channel, nuk duan të heqin dorë nga gjashtë shfaqje vjetore.
I pari që u mor me realitetin e rreptë të ndryshimit të imponuar nga distancimi shoqëror, dhe për rrjedhojë pamundësinë e organizimit të shfaqjeve të modës me publikun, ishte Giorgio Armani, i cili me mençuri ishte ndër të parët që prezantoi koleksionet e tij në Milano në pragun e mbylljes, për të shtyrë prezantimin e Dubait nga prilli, deri në nëntor.
”Mbreti” Giorgio bëri të ditur se ai preferon zgjerim më të madh në kohë dhe numër të koleksioneve të tij vjetore.
Alessandro Michele për Gucci nxori gjithashtu të njëjtat përfundime.
“Do të takohemi vetëm dy herë në vit për të ndarë kapitujt e një histori të re. Ata do të jenë kapituj të çrregullt, të pandryshuar dhe thellësisht të lirë. Ata do të shkruhen duke përzier rregullat dhe zhanret. Ata do të ushqehen në hapësira të reja, kode gjuhësore dhe platforma të reja komunikimi”, shkoi ai në Istagram.
Valentino e ka bërë të ditur që do të paraqitet në shtator të 2021 dhe priten sfilata dixhitale.
Ndërkohë, ‘‘Pitti Immagine’‘ ka shtyrë sfilatat për burrat dhe fëmijët për në muajin janar.
Ndërsa Milano, Parisi dhe Londra kanë paralajmëruar javët e modës në internet, kjo e fundit fillon më 12 qershor, ku do të sfilojnë burra e gra së bashku.
Nuk ka hequr dorë nga numri i sfilatave edhe Channel, që transmetoi dje videon e koleksionit të saj të ri ”Cruise”.
“Nuk e di nëse numri i duhur është dy ose gjashtë, kjo varet. Ne kemi një avantazh në llogaritjen e ndikimit tonë. Besojmë se është e rëndësishme të bëjmë sfilatat, por duhet të kemi ende liri krijuese për t’u shprehur në çdo kohë “, theksoi presidenti Bruno Pavlovski./ atsh/