Përbërësit:
6 fiq mesatarë
100 gramë djathë të butë dhie
2 lugë gjelle me arra të grira
1 lugë gjelle me sherebelë të grirë
2 lugë gjelle me mjaltë
Kripë dhe piper sipas dëshirës.
Përgatitja:
Ndizeni furrën dhe gradojeni në 200 °C. Fiqtë bëjini gati për mbushje duke i prerë në maja në formën X. Më pas mbushuni me djathë dhie duke përdorur një lugë çaji. Spërkatini me arra, sherebelë dhe mjaltë e më pas shtoni pak kripë dhe piper.
Futini në furrë dhe lërini të piqen për rreth 5 minuta ose deri sa të zbuten. Fiqtë e mbushur me djathë dhie janë një antipastë e shkëlqyer verore që mund të shoqërohet me verë të bardhë.
Në vend të djathit të dhisë mund të përdorni edhe djathë parmixhan, gjizë, djathë gorgonxola apo mocarella. Sipas preferencës fiqtë mund t’i spërkatni edhe me pak limon, ndërkohë që në vend të arrave mund të përdorni edhe bajame.