Sami Frashri ka thënë: “Më i poshtri njeri është ai që kërkon mirësi nga një i poshtër”. Maks Velo është intelektuali më identitarë i fjalës, punës dhe medimit të lirë. Maksi nuk besoj kurrë në mashtrimin dhe hipokrizinë e diktaturës dhe as të neodiktaturës. Përkundrazi, arriti të qëndroj me dinjitet dhe burrëri intelektuale, duke mos u nënshtruar e duke mos kerkuar kurrë mirësi as mëshirë nga të poshtrit dhe injorantët. Për këtë arsye, ai do të kujtohet dhe nderohet gjithmonë si intelektuali dhe disidenti antikomunist që punoj pa u lodhur për fisnikërimit shoqëror e politik të Shqipërisë dhe shtetit të sajë.
Si askund tjetër, edhe pas vitit 1990, mjedisi ynë shoqëror e politik u kënetëzue edhe më shumë nga fakti se pseudoelita shkatërruese e turpëruese e shtetit dhe kombit shqiptarë, në një mënyrë agjenturore arriti të riciklohej në mënyrë gati të pabesueshme në krye të kulturës, artit, shkollës, shkencës dhe institucioneve politike e shoqërore të vendit. Vazhdimësia e tyre në parlament, ministri, akademi, universitete, shkolla, polici, drejtësi, etj, është ndryshku që ka shkatërruar e që do të shkatërroj pa mëshirë, e në mënyrë të sigurtë, çdo iniciativë dhe mundësi zhvillimi.
Përpasojë shoqëria dhe as institucionet politike të Shqipërisë, nuk u ndanë nga e kaluara e hidhur e diktaturës, e përpasojë nuk u demokratizuan kurrë. Për këtë arsye, edhe pas vitit 1992, elita dhe disidenca shqiptare nuk arriti kurrë që të bëhët as pjesë e politikës, as e vendimarrjes dhe as e ekzekutivit dhe drejtësisë.Historia tregon që edhe pas vitit 1990, intelektualët dhe elita e mirfilltë euro-atlantike të Shqipërisë, pati vetëm dy alternativa. Alternativa e parë është ajo e emigrimit apo dëbimit të elitës nga Shqipëria. Ndërsa alternative e dytë është ajo që zgjodhi Maks Velo, e të tjerë, të cilët qëndruan në Shqipëri, me shpresën e demokratizimit dhe daljes së shoqërisë dhe institucioneve nga mëndësia dhe trashegimia varfëruese e diskredituese e diktaturës. Metamorfoza e shtetit dhe politikës së diktaturave, është një proces i ngjashëm me procesin e njohur të degjenerimit të farës hibride. Nga kjo ngjashmëri përfekte, neodiktatura katovicjane, shkombëtariziuese dhe thellësisht denigruese për elitën, disidencën dhe të gjitha institucionet tona, vetëm sa i thelloj edhe më shumë plagët e diktaturës.
Maks Velo, i cili u nda nga jeta para pak ditësh (me 7 Maj 2020), është vlerësuar si njëri nga 175 arkitektët më të mirë të botës.Ndërsa shteti shqiptarë i uzurpuar, e pothuajëse i paralizuar nga demagogët, mashtruesit, pseudointelektualët, hajdutët e injorantët, nuk e vlerësoj kurrë aftësinë, idelet dhe as vizionin e tijë për një Shqipëri të zhvilluar europiane. Nuk e zhdëmtoj kurrë për jetën e shkuar nepër burgjet e komunizmit, as për familjen e shkatërruar nga agjenturat dhe horrat që shetisin të lirë nepër Tiranë, etj, as për veprat e djegura, as për pronën e vjedhur e të humbur në shkresat dhe tunelet e korrupsionit.Përkundrazi, Maks Velo, u la të degradohej në lodhje, në varfëri, në stres e në sikletin e padrejtësive të mëdha ndaj tij. Përmes mashtrimit në emër të demokratizimit, Maksi dhe elita e mirfilltë u menjanuan nga punët që mund ti bënin më mirë se askush tjetër. Në këtë mënyrë, Maksi u la në zëmërplasjen e tijë të thellë, përballë ish spihunave e ish gangsterëve komunistë të vetëshpallur antiomunistë, të cilët u katapultuan në krye të punëve dhe institucioneve duke i pushtuar me bij e me bija, me nipa e me mbesa, me fëmij të ligjshëm e jashtëmartesorë. Në këtë mënyrë, edhe në këto 30 vitet e fundit, Maksi që endërronte dhe e deshi Shqipërinë mbi partinë, meritën mbi tarafin politik e krahinorë, normat dhe sjelljen europiane në vend të traditës dhe prapambetjes mesjetare, jetoj deri në fund të jetës së tijë me mynxyrën e persekutimit, të menjanimit, të harresës, të varfërisë dhe të vetmisë.
Diktaturat dhe neodiktaturat, gjithnjë provokojnë, shkatërrojnë dhe e depërsonalizojnë njeriun duke e goditur në pikat më të dobëta. Edhe Maks Velon, diktatura dhe neodiktatura e ka goditur në familjen, pronën dhe në lirinë për të punuar e krijuar. Në këtë mënyrë, pas daljes nga burgu në vitin 1986, Maksi ka qëndruar me motren e tijë. Në këto kushte, edhe ceremoninë mortore të tijë e bëri bashkia e Tiranës, drejtuesit e të cilës, në këto 75 vite të diktaturës dhe neodiktaturës, duket që nuk e njohen kurrë as intelektin, as arkitektin dhe as modelin europian të sjelljes dhe zhvillimit të qëndrueshëm urbanistik, arkitektonik e kulturorë të kryeqytetit shqiptarë.
Pavarësishtë nga demagogjia mbi konkurimin e vlerave, mbi demokracinë apo mbi shtetin ligjorë, autorët e krimeve të komunizmit në Shqipëri, akoma nuk janë gjykuar as ndëshkuar.Emrat dhe punët e tyre të pista, fytyra e tyre e vërtetë, mund të gjëndët kudo në dosjet e ish të burgosurve e të shpronësuarve të Shqipërisë. Une e njoh më nga afër këtë realitet të trishtë për shkak se në vitet 1987-1988, e kam provuar krimin komunist mbi pronën, punën dhe jetën time, kohë kur kalova kalvarin e dhunës dhe paderejtësive në hetuesin komuniste, pasojat e të cilës me ndoqen gjatë gjithë jetës. Unë e fotokopjova dosjen time të hetuesisë, bashkë me dosjen e gjygjit special të zhvilluar me datën 5 Shkurt 1988. Deklaratat e bëra nga dëshmitarët e rrëmë, ligësia dhe egërsia e ish hetuesve e ish spihunave, shkresat e ish zyrtarëve mediokër të dalë nga kuset 3 mujore të bashkimeve profesionale, janë pasqyra më e mirë për mënyrën e funksonimit të diktaturës komuniste, dhe vazhdimësinë e sajë përmes riciklimit të karaktereve të paturpësisë e pangopshmërisë në krime e vjedhje. Ajo që ka përjetuar Maks Velo është shumë e rendë, madje një pjesë të sajë po e shohim dhe përjetojmë çdo ditë. Përshëmbull ish hetuesi im zgjebarak e medioker (si shumë hetues të tjerë), deri në vitin 1996, punoj duke i ndotur e shkatërruar edhe më shumë institucionet e larta të shtetit. Nërsa tani jeton në SHBA, nga ku vjen e shkon duke u krekosur si intelektual, pavarësishtë se me intelektin dhe njerëzillëkun nuk ka patur dhe nuk ka asnjë lidhje. Kurse ish persekutori im dhe intelektualeve me të mirë të rrethit, bash ai që urdhëronte arrestimet, dënimet dhe pushkatimet e kundershtarëve dhe intelektualëve të mirfilltë, e mbylli pensionin në administratën e lartë të shtetit dhe sot jeton në Londër, ku dhe ka krijuar një shoqatë mashtruese e hajdute. Akoma më lartë pash që të ngjitën tre ish funksionarët e lartë të komunizmit, të cilët kan deshmuar, fabrikuar e kopsitur me akuza të pavërteta dosjen time. Është fjala për pesanjoset që vetëm për egoizëm e gjelozi, me derguan në hetuesi kur isha vetem 24 vjeç e nga ku shpëtova pa bërë burg, vetëm falë burrërisë intelektuale të juristit Shaqir Gradica, për të cilin respekti dhe mirnjohja nuk do të mungojë kurrë. Kyështë një pjesë e realitetit fyes e dekurajues me të cilin përballën elitat dhe patriotët e Shqipërisë. Ndërsa shumë më e rëndë ka qënë ajo që ka parë e përjetuar i paharruari ynë Maks Velo, që më në fund duket që ka shpetuar nga demogogët dhe kapardisja e persekutorëve të tijë.
Intelektualët e vertetë duhet të flasin e të kundërshtojnë degradimin e mëtejshëm të shtetit dhe institucioneve. Xhorxh Uashingtoni ka thënë: “Jam betuar në altarin e Perëndisë se do të jem armik i çdo lloj tiranie”. Si asnjëherë tjetër, Shqipëria ka nevojë për të bashkuar forcat dhe gjithë reagimin qytetarë ndaj tiranisë