Vëllait tim
Si kurrë
më parë vëlla hardhitë m’u dukën me të bardha
jo vitet në jetë,
por jeta në vite ka kuptimin e vërtetë
Sa shumë shporta
me urime të djersitura avullonin kuq diellarta.
Sa
Shumë dashuri zgjohet në këtë ditë të shenjtë
Dua
t’i shtrëngojmë rripat e sinorëve të jetës së jetuar
Se motet
ikin si uji nën urë e nuk kthehen….kurrë.
Shtatëdhjetë e një kokrra rrush të ëmbla janë kaq të ëmbëlsuar
të shpejta,
të largëta e të ngadalta me dritë e punë .
Të shpejta si ëndërrat a pulëbardha mbi oqean
Të ngadalta
si kërmill vreshte a si të atij që duket te rrëzë lisi….
Do të shtrëngoja shtatëdhjetë e një herë me kaq mall.
Sonte
më ngjan si shtizë flamuri e bajrak fisi
Sonte si kurrë më parë
Ti cakërojmë nga largësia gota gëzimi
Për jetën tonë
të numërojmë brengat e urimet.
Të kujtojmë uratat që na erdhën nga zemër prindi
Të kujtojmë ndërkëmsave e kohës e territ në vite..
…
Lugina e Bellës
të bëhen për ty ujëvarë, lumë e det.
Le të zgjohet
dashuria prindërore e respekti vëllazëror.
Le të bëhen
si anija në lundrim mbi detin e qetë
a si bjeshkë mbi leqet e pyllit që bleron
Ato buzëqeshje
le të përpëliten leqet e shpirtit si në qiellin kaltëror
e
thinjat e bardha le t’i ngërrhatë jeta në kohë
Stinët
ikin me turravrapin e munguar si akrepat në orë
Le të mbeten
varur mbi gozhdën e shekullit lart e poshtë
Të mos harrojmë
hapin e parë
që hodhëm në atë prag të lashtë
ta ruajmë si Dhiatën e Vjetër te kujtimi
..si gurin e vatrës stërgjyshore që na ndez një mall
Një bekim i shtrenjtë vëllazërimi..
9 M@j 2020