Kam lexuar shumë analiza të instituteve prestigjioze, shërbimeve inteligjente, analistëve, publicistëve dhe aktorëve diplomatik e politik që kanë qenë të përfshirë në konfliktin shqiptaro- serb të fund shekullit të kaluar. Por njeri prej tyre i titulluar: “Pse Millosheviqi besonte se do ta mundte perëndimin” me ka mbetur ne mendje. Ne këtë material të gjatë trajtoheshin faktorët mbi të cilët mbështetej Millosheviqi dhe bashkëpunëtoret e ngushte të tij për realizimin e objektivit strategjik të Serbisë për të zgjidhë përfundimisht problemin me shqiptaret nëpërmjet luftës dhe pastrimit etnik. Po cilët ishin?.
Faktori ndërkombëtar,
Kishte besim të aleancat e vjetra Serbe me aktorë të rëndësishëm në kampin perëndimor dhe siguri maksimale se Rusia nuk do lejonte ndërhyrjen e NATO-s duke e kërcënuar me konflikt të armatosur. Përballë një situate të tillë grupi i fajekonjëve për rreth tij ku bënin pjesë si aktorë kryesor dyshja e sotme sunduese e Serbisë Vucic & Dacic kishin bindje absolute se perëndimi ose me saktë SHBA do të tërhiqej. Ata besonin se për të shmangur kërcënimet nga një konflikt në shkallë të gjerë Rusi – NATO , SHBA do tu kthehej negociatave paqësore duke i dhënë rol prioritar Serbisë ashtu siç ju dha në marrëveshjen e Dejtonit ( nëntor të 1995-ës). Arsyetonin se kjo situate krijonte kushte për të përfituar një marrëveshje ndërkombëtare e cila do të konsakronte përfundimisht sundimin serb ne Kosovë qoftë edhe me krijimin Federatës Serbo- Malazeze me disa rajone. Në ketë format Kosova do të ndahej në disa rajone.
Ç’fare ndodhi?. Ne fakt Rusia e provoi konflikt me hyrjen pa marrëveshje të trupave ruse (11 Qershor 199) në territorin e Kosovës dhe vendosjen e tyre ne aeroportin e Prishtinës. Ruset edhe pse krijuan një plasdarme ushtarake të kufizuar me efekt politik dhe ushtarak nuk ja arritën. Thjesht u vendosen nën rrethim të shumëfishte të forcave tokësore dhe ajrore të NATO-s. Kjo ndodhi për arsye të politikes dhe diplomacisë aktive të vendosur të Perëndimit të udhëhequr nga dyshja SHBA –Britani e Madhe e gërshetuar kjo edhe me fuqinë ushtarake të aleancës.
Faktori i brendshëm,
Mbështetshin në krijimin e një fronit unik serb të politikes dhe popullit duke margjinalizuar çdo ide dhe person liberal. Nuk gabuan. Ja arritën që të krijojnë front unik ndërmjet komunistëve, socialistëve, nacionalistëve, krimineleve të luftës ne ish Jugosllavi, grupeve kriminale ne ekonomi dhe jugosllavisteve. Me ato personalitet politike që dolën nga rreshti i pastruan llogaritë duke i detyruar ose te emigroni (Zinxhici) ose ti ekzekutonin me metodat tipike mafioze (Ivan Stamboliq).
Mbështetshin ne krijimin e konfliktit nder shqiptar. Mendonin se i kishin të gjitha mundësitë, aftësitë dhe grupet në terren e në diasporë që ta dirigjonin konfliktin e armatosur ndër shqiptar. Sipas tyre një konflikt i tillë do ta bënte të pamundur angazhimin e NATO-s në operacione luftarake. Për ketë u duhej të krijonin në terren forca luftarake të cilat nuk do ti bindeshin një komandë qendrore ku secili lufton për kontroll territori dhe ti nxitnin ne përplasje me armë. Millosheviqi dhe skifterët rreth e rrotull tij përgatiten dhe udhëhoqën operacionin inteligjent për klasifikim te shqiptarëve në dy grupe të mëdha: Në patriotë dhe bashkëpunëtorë të Serbisë. Kjo skemë nuk funksionoi falë mençurisë të politikanëve dhe udhëheqësve ushtarake kosovarë që ndodheshin në terren. Por duhet thënë se pati edhe nga ata që punuan në ketë drejtim por gjithnjë mbeten në periferi të zhvillime politike e luftarake.
Besonin se do te mund ti jepnin karakter terrorist dhe islamik luftë çlirimtare të Kosovës duke i dhënë pamjen një lufta antiperëndimorë dhe kryesisht antiamerikane. Nuk munden. Sepse, lufta çlirimtare e Kosovës pati një ide dhe një flamur – interesin kombëtar.
Planifikonin që territorin e Shqipërisë shtetërore dhe veçmas të Shqipërisë të epërme ta kthenin në vatër kriminaliteti duke stimulimin dhe sponsorizuar një betejë vëllavrasëse. Vunë ne lëvizje bashkëpunëtoret e vet të cilëve 1997 u kishte krijuar mundësi për të penetruar brenda administratës të shtetit shqiptar. Suksesin e këtij operacioni e mbështetnin edhe ne stimulimin përçarjes toske dhe gegë duke i lidhur me ngjarjet e vitit 1997. Përdoren media dhe eksponentë të partive politike për të përhapur opinionin se ne ngjarjet e vitit 1997 (angazhimin e forcave në zonat e rebelimit” dhe 1998 në Tiranë, rol kryesor kishim kosovaret dhe disa udhëheqës politikë të lëvizje paqësore. Financuan ofensivën propagandistike për ti njollosur politikanë të caktuar të cilët kishin kontribuar në çështjen e Kosovës si bashkëpunëtorë të Serbisë. Edhe kjo dështoi. Politika shqiptare edhe pse e përçarë, me iniciativën e opozitës të kohës u shfaq në publik me një miting madhështor ne mbështetje të rezistencës të popullit shqiptare të Kosovës me moton: “Një komb një qëndrim”. Kjo pati jehonë jo vetëm në Kosovë por në të gjitha mediet botërore. Serbia por edhe perëndimi mori mesazhin se shqiptaret në emër të interesave të mëdha janë bashkë. Kjo u dha kredite të fuqishme personaliteteve politike me influence ndërkombëtare që ishin angazhuar përkrah çështjes të drejtë shqiptare.
Lirshem mund te thuhet se promotori i bashkimit, urtësisë dhe largpamësisë për të shmangur konfliktet brenda shqiptare ishte Dr. Ibrahim Rugova. Ai kurrë nuk sulmoi në publik dhe nuk i fryu ndarjes por bashkimit, kurrë nuk i proklamoi atentatet kundër tij e bashkepunëtoreve dhe pse kishte informacione të plota. Jo se nuk kishte dhimbje ne shpirt por ndërgjegjja i thërriste te ngrihej mbi gjithçka në interes të shtetit dhe popullit të Kosovës.
I shkruajta këto fakte për ti përkujtuar lidershipit politik kosovar por dhe atij të Shqipërisë londineze se është koha e bashkimit. Është koha që të mbisundojë urtësia dhe maturia. Është koha që arkitekteve të dështuar dje (Vucic & Dacici) për konflikt brenda shqiptar në Kosovë tu rezervohet përsëri dështimi nga lidershipi politik i sotëm. Asnjë vlerë për çështjen e drejtë të Kosovës ne zgjidhjen e konfliktit me Serbinë nuk kanë përpjekjet infantile të disa politikanëve, analistëve dhe anarkistëve kosovarë për të stisur një front antiamerikan në Kosovë si artificë për pushtet. Përpjekje të tilla i shërbejnë vetëm dyshes Vucic & Dacic për të tentuar përsëri të realizojë atë që nuk e realizuan përballe politikanëve dhe udhëheqësve ushtarake ne vitet 1989-1999.

Kacafytja për qeverisjen dhe legjimitetin e qeverisjes duhet të ndalet. Legjimiteti duhet të kalojë nëpërmjet gjykatës kushtetuese. Aty dhe vetëm aty duhet të zgjidhet konflikti i pakuptimtë i cili sot i ka përfshirë të gjitha institucionet kryesore të shtetit. Kosova nuk duhet të siguroje avantazh Serbisë ne aksionin e saj konspirativ nëpër zyrat evropiane dhe amerikane për ti bindur se shqiptaret nuk janë në gjendje të vetëqeverisen. Kjo nuk duhet lejuar. Marksistëve anarkistë, politikanëve vetsugjestionues dhe të zhvirgjëruar nga pushteti dhe analistëve mercenarë, opinioni publik kosovar dhe gjithë shqiptar duhet tu japë si shpërblim vetëm përbuzjen. Beteja boshe për të paraqitur çdo lëvizje te qeverisë nga opozita dhe të opozitës nga qeveria në detyrë si lëvizje pro serbe është mjerim dhe dëshmon për degradim e personalitetit moral të disa politikanëve dhe analistëve kosovarë të cilët janë gati të shkelin çdo norme ligjore e morale në interes të fitimit nëpërmjet pushtetit. Vendimin se kush duhet të përfaqësojë Kosovën ne dialogun me Serbinë nuk duhet të merret as në Bruksel dhe as në Uashington, atë duhet ta përcaktojë me zgjedhje të lirë dhe me vullnetin e vet populli shqiptar i Kosovës. Ata që proklamojnë teorinë se përfaqësuesit e Kosovës ne dialogun serbo –kosovar përcaktohen ne Bruksel apo Uashington në realitet nuk janë gjë tjetër veçse viktima të operacioneve ruso – serbe të inteligjencës dhe në përmbajtje janë veçse antievropian, antiamerikanë dhe rrënues të sovranitetit edhe ashtu te kufizuar te shtetit të Kosovës. Politikanët e Kosovarë duhet të nxjerrin mësime nga kjo që ndodhi e veçmas LDK e cila duhet tu kthehet vlerave duke dalë nga guaska që duan ta futin disa personalitete për interesave të vogla me mentalitet të bajrakut e fisit politik. VV duhet të kuptojë se qeverisja është përgjegjësi e përbashkët dhe shteti nuk mund të përdoret për sundim autokratik por për shërbim ne qeverisje. Siç kanë ardhur punët tashme gjithçka është në dorë të Gjykatës Kushtetuese. Thuhet se sot ka marre vendim për pezullimin e dekretit te Presidentit. Kjo ishte me e lehta. Vendimi që do të vijë do te jetë me i vështiri, sepse do tu duhet te gjejnë një arsyetim juridiko –kushtetues që të jetë ndërmjetme të drejtës dhe zgjidhjes te situatës politike të krijuar nga sjellja adoleshente e politikes dhe institucioneve të rëndësishme kosovare. Që do të thotë: Në substancë duhet që popullit ti njihet e drejta (si i vetmi posedues i saj) që jo me vonë se 45 ditë nga dita e daljes nga pandemia të shkojë ne zgjedhje dhe të te riformatojë vullnetin e tij për qeverisje dhe përfaqësuesit e Kosovës ne dialogun serbo- kosovar. Lëvizjet politike të inspiruara nga skuthëria e disa politikaneve kosovar për të shfrytëzuar festa e ditë pushimi për kapje institucionesh duhet të frenohen . Kosova dhe veçmas eshtabilimenti politik i zhvirgjëruar ne qeverisje duhet te nxjerre mësime nga kjo qe ndodhi. Kosova me çdo çmim e mjet duhet të ruaje stabilitetin politik, social dhe bashkimin rreth dialogut serbo-kosovar. Vetëm bashke mund të fitojnë te drejtat e tyre si shtet e si popull duke qene aletë të palëkundur të boshtit euro atlantik. Evropian në miqësi të përjetshme me SHBA-në dhe ne asnjë rast mollë sherri ndërmjet tyre .
q.s.
1 maj 2020