RRUGË TË VËRBUARA…
U zgjova herët ditën e fundit të javës
Retë e kuqe udhëtonin qiellit të kaltër
Rrugë do bëja, i kisha thënë vetës
Këmbëve u kishte ardhur dëshira e vjetër
Dëshirë për lodhje e shlodhje humbëtirave
Eshtrat duan të loznin me forcën
Sa e durojnë zjarrminë e gacave
Shputat therjen e therrave rrugëve
Sa e duroj etjen kur thahet edhe gjuha,
E terrohen dritat e syve…
Alveola kishte tretur shikimin, përgjonte
Psherëtimat si melos i këngëve t ‘harruara
Rrugëve të vuajtjeve gjithmonë
Këndoja në heshtje, me vajet e shpirtit
I flisja vetës me ngërmim, sertshëm
Kur humbja rrugën mu në mes të rrugës
Si i verbri me shkop në dorë
Pastaj më vinte të çaja me dënesje
Sa t’i çmendja edhe zanat e malit
Ecja rrugëve si lindak i harruar në baltë
Kuptimet pa dashje treteshin në erë
Të hutuara kafshimeve në pabesi
Sikur tërhiqeshin zvarrë fijeve të jetës
Nga gravitet dashurie mashtruese
Vështrimi ishte ngrirë në dritën e hënës
Me faqe të mbështetur luginave të natës
Zverdhur si fytyrë e njeriut të vdekur
Pa komunikuar për asnjë shtegdalje
Ishte bërë grumbull mosdurimi
Për t’ia krisur këngës së përgjakur venave
Përfytyrimet mjeshtëronin kujtesën
Shikoja kërcimin e ashklave larg
Rrugët rrokulliseshin rruzullit
Loznin apo lotonin, nuk e dalloja
Në kërkim të fatit të lodhur kotësive
Qenka e padurueshme flaka në zemër
Kur zjarrin nuk mund ta ndalësh
Shikon si cung i djegur vargjeve
Tymon e nuk flet
Vonë u ktheva në shtrofullën time
Tepër i dërmuar……
I DEHUR NË DHOMËN TIME
Kaluan shumë ditë i vetmuar
Në dhomën e ngujimit i pa dënuar
Shikoja gjithë shoqerinë time,miqtë
Në imagjinatë cakrronim gotat e verës
Bënim shaka,në dhomën time të vogël
Shtrati ishte gërditë nga kollitja e natës
Tavolina kishte ndrërruar ngjyrën e parë
Karrika vet kishte thyer këmbën përplasjeve
Në tre këmbë kishte mbetur si ajo në Xhenevë
Nuk çalonte,rrinte e ngulur,e dehur tapë
Si unë ditën e natën,njësoj
Ngatrresat e shpirtit nuk më linin të qetë
As fjetur as zgjuar,as lidhur as zgjidhur…
Dyluftim kërkonin mendimet me njeriun e sëmurë
Të cilit mjekët ia mkishin komunikuar vdekjën
-Shëtit botën,bënë çef,rri burrë i buzëqeshur
Vdekja e mirë është vazhdim i jetës tjetër,
Kishin folë do zëra e pastaj ishin tretur…..
Në dhomën time një luftë vazhdonte
E dhoma tymonte nga avull shpirti
Erë alkooli,tym duhani, mjegullnajë
Kërkesë i shtroja shpirtit qejfli…
Doja fjalën e fundit t’ia nxirrja
Ta shpoja atë kodër malli si zjarrë i mbuluar
Në pëshpëritje ndihej flladi që miklon
-Vetëm dashuri, qëndresë e durim të kesh
Si fishkëllimë një zë jehoi,pastaj u tret
Dritarja e vogël kah rruga cijati
Ajo tani hapet e mbyllet vetvetiu
Unë ika nga ngujimi i vetmisë
Fluturoj,Fluturoj, Fluturoj
Në hapësirë…..
Gjakovë,
prill.2020