Coronavirusi ka pushtuar të gjithë Botën dhe shumica e vendeve janë në izolim dhe pamundësi për të punuar. Në lidhje me këtë situatë, Gabriel Jesus ka bërë një gjest fantastik për vendin e tij.
Sulmuesi i Manchester Cityt ka dhuruar 3 ton ushqime për lagjet e varfëra të Brazilit. Gjest shumë i bukur ky i 23-vjeçarit, i cili duket se nuk e harron kurrë se nga ku ka ardhur.
Gabriel Jesus nuk e ka fshehur asnjëherë që dikur ka qenë shumë i varfër dhe bënte punë të rëndomta për të mbijetuar, ndërsa tashmë mundohet t’u japë një dorë familjeve në nevojë.