E prangosën edhe diellin deri në fyt, kur lëvizte vdekja

Britma bajlozësh jehonin me thika të ndryshkura mbi kokë

Klithnin zogjtë në katakombet e qelive të errta e te përjarguar

Mërgimtarët nuk duruan me këtë katrahurë  që kutërbon

 

Dielli i pikëlluar mes prangave hapte sy e veshë

Edhe toka çizmen e huaj me kukamë e mallkoi

Se plaga lindi nga dhimbja e një shekulli të rreptë

Dashuria e zjarrtë kurrë se përmbys vegimin atëror

 

Drita ishte varur si çengel-fanar në imagjinatën e gjallë

Atdhetarët ia lajnë plagët e tokës me ujë të kuq

Merr guximin e ndrydhur pas një shekulli të gjatë

Po zgjohen nga gjumi shqipet e laraskat lebetiten me turp

 

Në dëbimin e forcërishëm ecnin shpirtërat plagëvrarë

Korbat e tërbuar pëllitnin si gomari  i tërbuar në pleh

Kolona e nëmur flamurin e lirisë e mbante si trastë krahëqafe

U kthyen  në tokën e shkrumbuar, e ngrohur me shpirt hyjnor.

 

-Për Limit.al nga Gjermania, Prill 2020-