Jetoj me Duhamën e Valbonës,
Muzikën që u rrita e mora kamë,
Dhimbjen e shton pesha e kurbetit,
E qortoj veten: –sa pak kam thanë!
“Pesëqind fjalë për një paré…“,
Urtia e popullt proverb i vjetër,
Nga “Hipoteka“ e të parëve tanë,
Çmimin e parë e merr një tjetër.
S`ja dija kimetin kur isha aty,
(Njohja saktësoka gjithçka),
Me medalje të artë e vlerësoj,
Thënien: –Vendi i huej të ha!!
-NJ, USA, 2010-
(Nxjerrë nga libri me poezi ”SI N`KURBET BRE VËLLA”)