Cdo të thotë “t’ia dalësh” në këto ditë ?  A po regreson apo progreson? Apo të duket sikur koha ka ndaluar dhe ti bashk me të…

Sa herë ke menduar se ky ishte ndëshkim dhe sa herë e ke gjet veten në kahun e kundërt, që kjo ishte ajo që prisje prej kohësh dhe nuk e kishe kuptuar akoma…

Mendon se ky është një fillim fundi apo është një mundësi që po të jepet për ta nis dhe njëherë, por këtë herë ndryshe…

A mundemi ne të zgjedhim mënyrën si do e shohim goten, gjysëm bosh apo gjysëm plot? Apo gota po zgjedh mënyrën se si do që të shihet?!

Unë po ia dal! Po funksionojë normalisht, po ndjek një rutinë që vet e krijova, ndryshe nga cdo kush qe njoh apo shoh. Cdo ditë me duket vizualisht si dje  por emocionalisht ndryshe. Kam gjëra peng që nuk i bëra, kam dhe skenarin se si mund ti bëja ndryshe. Po mendojë ca do ndodh nesër, por kësaj here jo me siguri sic bëja. Po punojë, por më shumë me veten dhe për veten, sesa për pozicionin e punës ku isha. Atë pozicion që kurrë se kisha kuptuar sa pak rëndësi kishte dhe sa pa vlerë, apo sa vlerë paska pas por prap nuk ia dija vlerën. Gjithsesi po punojë dhe jam produktive. Po njoh veten në dimensione që nuk mendoja se ishin brenda meje por që qënkan, dhe shumë të forta madje. Po mësojë të dua ato që kam dhe  jo ato që mund të kisha! Po mendoj! Kisha kohë pa menduar nën hijen e reflektimt dhe jo të realitetit I cili më ekspozonte intensivisht para stimujve aq të larmishëm sa me corganizonte dhe ato pak mendime stoike te krijuara, të cilat vërtiteshin rreth një trajektore 360 gradë. Jam produktive, e ndjejë! Jam e sigurt që po hedh një bazë shumë të rëndësishme në personalitetin tim, e cila mungonte. Për mua është regres në formë por progress në thelb. Për mua koha nuk ka stopuar, përkundrazi, po ecën më shpejt se kurrë!

Po ndëshkohesh? Edhe unë! Por po ndëshkohem duke kuptuar që kjo është ajo që prisja prej kohësh. Lufta brenda meje nuk është e thjeshtë, madje ndoshta ndër më të vështirat që kam kaluar. Tani gjendem në zgjedhje akoma më të vështira, të zgjedh cfarë të mendojë. Dhe kohën që më parë përdorja si justifikim për zgjedhjet e mija, tani e kam armik. Po më jep mundësin të zgjedh cfarë të mendoje dhe po më bënë të kuptojë që zgjedhjet e mija nuk vareshin nga koha por nga një prirje e brendshme e cila kërkonte të hiqte përgjegjësit nga vetja dhe t’ja atribuonte faktorëve të jashtëm. Po vendos në peshore dhe po kuptojë që nuk po ndëshkohem, përkundrazi, po me jepet mundësia të vendos edhe njëherë cfarë të mendojë dhe si ta mendojë. Po kthem pas dhe po kuptojë që cfraë po bëja deri tani nuk përputhej me “planet” e mija të fëmijërise. Po mbijetoja në një realitet që më zgjodhi  dhe jo një realitet qe do kisha zgjedh per te jetuar. Po më jepet mundësia të modifikojë skenarin e fëmijërisë dhe të imagjinojë të ardhmen time, ashtu si bëja kur isha fëmijë, por këtë herë në mënyrë konkrete dhe jo abstrakte. Për mua është ndëshkim, ndëshkim pozitiv! Për mua nuk është një fillim fundi por një mundësi për të shfrytëzuar!

“Më jepni mua një dhimbje dhe unë do t’ju jap një kryevepër”, dhe kryevepra e Dostojevskit është pikërisht shprehja që përdor. Cila është kryevepra ime? Nis nga me modestet , një buzëqeshje, një mendim pozitiv, një shprehje dashurie, një libër I lexuar, një film I parë, një pasion I fshehur, një analizë sipërfaqësore detajesh, deri te më e komplikuara,  të kuptuarit që asgje nuk është e përjetshmë! Dhe të kuptojë që asgjë nuk është e pëjetshme me rikthen te ato që në fillim I quajta modeste, ti shoh si modeste por këtë herë me një shije tjetër.

Unë po ia dal! Po ti?

Më kthe përgjigje pasi të zbulosh kryeveprën tënde!