Udhë të reja
për në faltore pelegrinësh.
Zota të verbër
vetkënaqen,
të çveshur prej mëshirës.

Tempuj të vjedhur,
ku idhujt vdesin
pa skrupuj,
kronika të zeza,
skena me euro
dhe rubël.

Në tempullin e Ali Babës,
pelegrinë vjedhës,
ujq me lëkurë qengji
në ekstazë,
të na rrojë Ali Baba thërrasin,
dhe tempullit që i falen
ia heqin pa dhimbje
nga një dërrasë.