Kjo do të ishte simbolika e papolitizuar përbashkuese e shqiptarëve për një Ditë të Dëshmorëve dhe aspak jo 5 maji komunist i vitit 1942, kur ende nuk kishte nisë rezistenca e formacioneve antifashiste.
Qemal Stafa, që ra në kurthin e xhandarmërisë fashiste, si pasojë e tradhëltisë së shokut TARAS, ishte një djelmosh i ri komunist, tejet interesant, i lexuar, jo pak i talentuar e me gjasë do të kishte qenë i konfrontuari i parë me praktikën komuniste. Por aspak nuk mund të flasim për ndonjë kontribut antifashist të Qemalit, përpos kontributit politik në Partinë Komuniste Shqiptaro-Serbe.
Vendosja e 7 prillit “Ditë e Dëshmorëve” të Shqipërisë zgjeron vetë konceptin e Antifashizmit duke vendosur në korniza kohore peridhën1939-1944, e jo vetëm vitin apo gjashtëmujorin e fundit…
Ia kujtojmë sërish këtë liderëve të djathtë e cilitdo lideri të arsyeshëm…