Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Prill 2020
“Les Nouvelles” ka botuar, të mërkurën e 12 nëntorit 1913, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me intervistën e Esat Pashë Toptanit me korrespondentin e Piccolo-s në Trieste, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Situata në Shqipëri
Mendimi i Esat Pashës
Vjenë, 12 nëntor. – I intervistuar nga korrespodenti i Piccolo-s në Trieste, Esat Pasha nuk pranoi të tregojë cili, sipas tij, ishte sovrani që do t’i përshtatej më së miri Shqipërisë.
Ai shtoi se grindja e tij me Ismail Qemal Beun ishte aq shumë serioze sa që nuk do të kishte ndonjëherë një pajtim të mundshëm midis tyre; por megjithatë ai shpresonte të kishte sukses në krijimin e një Shqipërie të Madhe dhe kishte besim se as Austria dhe as Italia nuk do t’i lejonin vetes të tërhiqeshin në favor të grindjeve që ndajnë krerët shqiptarë, kështu për të evituar shkatërrimin e veprës së tyre dhe ndarjen e Shqipërisë.
|