TË FLASËSH APO TË MOS FLASËSH, KJO ËSHTË ÇËSHTJA ?! – Nga prof. dr. ing. Sazan GURI, analist, studiues

Të flasësh shumë, të mbin për lumë, të flasësh pak pak, të mbin n’bark, sepse me të vërtetë:
Kur flet për fukarallëkun, të mbin në tavolinë;
Kur flet për limonin, të mbin n’gojë, që lëng shkumëzon;
Kur flet për dashurinë, të mbin n’zemër, që mirësi lëshon;
Kur flet për urrjetjen, të mbin në shpirt, e m’pas vjell vrerë;
Kur flet për krimin, TV tona, të mbin n’qytet, n’lagje, në shtëpi e n’duar;
Kur flet për librat, të mbijnë n’mendje, që fjalë të arta nxjerr;
Kur flet për pandeminë, të mbin në familje,

E më pas, frika të pushton, e ka gruaja, e ka burri, e ka djali, e ka vajza, e ka nipi e ka mbesa, e ka komshiu, e ka derziu, ‘echo la qui, echo la la, oh… tani e kam u (në) pa shaka. Alo, doktor, 127, tmerr, tamam si qenushat e pa sterilizuar dhe të pangelur shtatzënë që e përjetojnë, sipas instinkteve të larta të qenieve me ndërgjegje të ulët, njësoj sikur janë, dhe bëjnë të gjitha veprimet e nënës.

Ndaj, a duhet të na udhëheqin instinktet apo dija (ndërgjegja) e nëndija (subkoshienca)?!. Sepse bën vaki që babai i kombit ta lirojë nesër orarin ose të japë lirinë, asnjëri prej nesh nuk do të ndjehet si me ‘gripus frikus’, por do të shtrëngojmë duart e faqet, sikur s’kemi pasur hiç ‘gripus terrorus’!

Ndaj, z. Kryeministër, se të kemi në vend të babait (të paktën neve që nuk e kemi), terrore të tilla mbahen 3-6 javë, jo më shumë se 42 ditë. Sepse, nëse pandemitë, si rregull duhet të zgjasin dhe mbahen nën kontroll, me metodën e diktaturës së ligjit, me të drejt si çekiç (hammer), të cilat komandohen nga kryministrat e vendeve përkatëse, vjen periudha e kërcimit ‘dancing’, që gjerat gjysëm lëshohen dhë zgjat 5-6 muaj. Ama, po nuk e lëshove në kohë, sikundër vendi ynë është pranë kësaj faze, të zë vendin një pandemi tjetër që quhet sindromë e pandemisë, sepse sipas ligjeve të fizikës nuk ka boshllëk në natyrë, gjithmonë do të duhet diçka që ta mbushë atë.

Dhe nëse kjo zë vend, at’here shihi dëmin, sepse s’ka psikiatër apo kryeministër apo edhe dreq që ta ndreq, ku tufat e njerëzve, tashmë me postpandemi, si ai Qenushi më lart kërkon ushqim ose bën të gjitha ritet, sikur e ka pandeminë në bark, në mendje, dhe prodhon automatikisht një fazë të tretë, të gjithë kundra të gjithëve, dhe zoti s’ka se ç’bën, veçse e lë të rrjedhë, të kullojë, si makaronat në sitë me vrima, ku uji me helme si plagë e qelbur e shoqërisë del (viktima pa fund, ku je o grip pastaj), që të lind një shoqëri e re.

Ndaj, na duhet të menaxhojmë veten, familjen, e pastaj shoqërinë, por mbi të gjitha qeverinë.