( Ne foto: Shkrimtari Gjon Markokaj)


U linda në Rajë
Ma i bukuri vënd
E lagë Lumi Valbonë
Drini e Liqeni Komân.

Dielli shkrepë
Në Majen e Korës
E zbret dalëngadalë
Në luginën e Valbonës.

I jep fshatit t’Rajës
Gjithë ditën ngrohtësi
Në mbrëmje terhiqet
Per t’u rikëthyer përseri.

Nga Bregu i Valbonës
Ngjitet duke përshëndetë
Në Cikolën e Malit Korës
Ikën, për t’u rikëthyer sërish.

N’ Rrethin e Tropojës
N’ Fushën e Shën Gjonit
Jam lindë e çela sytë
Mora rrezet e diellit
Që aqë bukur e rrezitë….,

Në prëhërin e nënës
U rrotullova në rënkim
Mora ajër, ujë e dritë
Aty qetësohet trupi im.

Mësova, Gjuhën Amtare
I thirra nënës Nënë!
Shijova bukën e kripën
U rrita me gjirin e sajë.

Në, Korën e Merturit
“Krah” i Malit Hekurave
I thirra babës Babë!
Gjeta trojet e t’parëvet.

N'”shpatullën” e Korës
N’grohtësinë e diellit
Mora ajrin e bjeshkës
Ujë t’fresket burimit.

N’ plazhet e bukura
T’ Valbonës e Drinit
Gjatë vapës, s’ verës
Mora freskinë e “shpirtit”

Raja, m’i bukuri vënd
E gjetem nga t’ parët
“T’ strukur”, në shkëmb
I mbrojtur, nga t’huajt

Raja, është vëndlindja
Me shkrue, mirë duhet
Çdo pëllëmbë e shqipës
Me flori, s’paguhet.

Ka mjedise t’ bukura
T’ huajt i deshirojnë
Si pranëverën flutura
Trojet tona mrekullojnë.

Demokracia na solli liri,
Një pjesë zbriten në fushë
Në Rajë, jetojnë brezni
Oxhaqet…., nxjerrin tym.
      ———–

-Nga libri  “SHKËMBI ËSHTË DJEPI QË MË RRITI”, Tiranë 2012-

-Per Limit.al, Prill 2020-

î