Një tërmet i lehtë ka rënë pak minuta më parë në Burrel. Epiqendra ka qenë 11 kilometra larg Burrelit dhe 36 kilometra larg Tiranës.
Mësohet se nuk ka pasur pasoja në banesa apo në njerëz, përveç disa lëkundjeve të lehta. Magnituda ka qenë 3.1 i shkallës rihter. / TCH