Ndjej keqardhje për ata njerëz që besojnë se me serbët mund ta bahet marrveshje, ata me naivitet besojnë mirazhet e ofrueme nga klane të caktume.

Po lexojmë këto ditë në mediat sociale nji projekt underground për ndamjen e matejshme të territorit të Kosoës, projekt i cili paska qenë dashtë me u finalizue në vitin 2019. Argumenti që shënohet aty, dhe që përban nji ironi që duhej kursye, ishte se ma në fund të dy shtetet, (dmth serbia shtet e kosova quasi shtet) njihin njani-tjetrin, bahen miq, antarësohen njikohësisht në OKB, ku Kosova ka me pasë dy emna, nji emen siç e ka tashti e nji emën siç e don patrikana serbe.
Aktualisht veriu i Mitrovicës asht problematik për shkak se aty përzihet shteti serb, por me marrveshjen e mbajtun të fshehtë, e që tash po i sistemojnë rrethanat për me e materializue, Serbia ia fut duert, dmth kthetrat edhe Mitrovicës së jugut, me Bajgore e me krejt. Leposaviqi me Zubin Potokun etj. i njihen si territor Serbisë pa asnji negocim e si balancë, me demek, ia kalojnë Kosovës disa fshatna nga Kosova lindore. Marrveshja, të cilën njerëzit po e mësojnë në rrugë jozyrtare, ia heq Kosovës pjesët jetike të mbijetesës ekonomike duke caktue brenda saj edhe disa serbia të vogla, extraterritore.

Pranimi kësaj marrveshje do të ishte nji vetvrasje e ngadaltë por e sigurtë për shqiptarët.

Shqiptarët, pra arbërit, me askënd nuk kanë ba marrveshje, as marrveshje për mbijetesë, as marrveshje për ekspansion. Marrveshjet ia kanë diktue të tjerët, tue gjetë shqiptarë të gatshëm për me i pranue.
Duhet me nënvizue faktin se shqiptarët historikisht janë karakterizue nga individualizmi, spontaniteti dhe antiinstitucionalizmi. Eshe në momentet ma të vështira kur sebët, po edhe të tjerë, kanë organizue fushata për shfarosjen e shqiptarëve me mënyrat ma sadiste që njeh njerzimi, krahinat shqiptare janë përballun të vetmueme derisa shumica e tyne janë eleminue fizikisht.
Lexoni faqet e paanëshme të histirisë për me mësue se si u ekzekutuen shqiptarët, se si nji pjesë u konvrtuen në ortodoksë serbë dhe pjesa tjetër u shpëengulën për anadoll tue nisë qysh nga gjysma e parë e shekullit XIX duke zgjanue Serbinë në territoret shqiptare dhe mbi gjakun e shqiptarëve. Lexoni si u shpërngulën shqiptarët nga Nishi, Krushumlia, Toplica etj (me mbi 10 mijë km katror) drejt turqisë dhe drejt askundit. Lexoni ende me mësue se si shqiptarët e Lidhjes së Prizerenit në ato vite, përktatësisht në vitin 1878, humbën vilajetin e Selanikut, ishte vilajeti i pestë dhe kishte në atë kohë ma shumë se 5 milion banorë dhe sipërfaqe 35.000 km katror. Në ato vite, përkatësisht në 1880, humbi ulqini dhe territore të tjera, kujtojmë faktin se të gjitha humbjet ne i kemi pësu prej serbëve kryesisht me “garancinë ndërkombëtare” si turke, ruse, franceze etj. Kujtoni po ashtu genocidin e viteve 1912 dhe 1913 ku u ekzekutuen nga ushtritë serbe qindra mijë shqiptarë, lexoni shënimet e Trockit, të Leo Frondlich, të ipeshkëve katolikë për atë plojë, lexoni shënimet e vetë serbëve për masakrat në Lumë, në Shkup etj. Shqiptarët u lanë në vetmi nga perëndimi si dhe nga vetë shqiptarët. Hasan Prishtina në krye të armatës së veriut në verën e vitit 1912 dëboi turqit prej Kosove, liroi edhe Shkupin por nuk u mbështet nga pjesa tjetër e vendit, kështu që pavarësia u tkurr në tokat që sot thirren Rep.e Shqipnisë. Kujtoni faktin e luftës së Dytë botnore kur brigadat partizane të Shqipnisë të indoktrinueme nga internacionalizmi serb, shkuen në ndihmë të serbëve në Kosovë duke ekzekutue elementin kombëtar shqiptar (ju keni dëshirë me e qujtë nacional) e duke instalue atje pushtetin ushtarak serb. Kujtoni masakrimin e Çamërisë ndersa shqiparët e tjerë banë sehir… Kujtoni faktin se krahina e Sanxhakut u aneksue nga serbët në vitet 50 ndërsa krahinat epike të malësisë vazhdojnë me u aneksue edhe sot e kësaj dite nga Mali i Zi.
Ndjej keqardhje për ata njerëz që besojnë se me serbët mund ta bahet marrveshje, ata me naivitet besojnë mirazhet e ofrueme nga klane të caktueme. Ndonëse vetëquhemi me mburrje si liridashës, ne si arbnorë asnjiherë nuk kemi qenë në shkallën e duhun të vetëdijes kombëtare e shtetnore dhe vazhdimisht kemi ra pre e joshjes së paqes së rrejshme.
Sepse kam dëgjue të shqiptohet arsyetimi, boll ma me armiqësi, duhet nji marrveshje. Edhe unë them boll, por boll me marrëzitë e deritashme antiprogramatore. Ne ma në fund duhet me i thirrë vetëdijes për mbijetesë. Lexoni platormën e Qubrilloviqit për shpërnguljen e shqiptarëve (botim i Klubit të Poezisë), asht projekt i ndjekun, dmth i zbatuem nga shteti serb në vijimësi. Serbët financojnë aq shumë në krijimin e klaneve brenda shqiptarëve sa asht me të vërtetetë e pabesueshme, por, për këtë lexoni librin e Agim Popocit i cili bazohet në protokollet e regjistrueme të Ministrisë së Brendëshme serbe deri aty kah midisi i shekullit XX.
Në çdo marrveshje me serbët shqiptarët kanë shkue viktimë, kanë dalë si humbës të pashmangshëm. Sepse serbët kanë bashkue me kohë energjitë e tyne rreth kishës dhe shtetit me qëllime ekspansioni dhe shquhen për manipulimin e historisë, përkundër shqiptarëve që as bamat e veta nuk i shkruejnë. Ne shqiptarët, si për ironi, ma shumë bazohemi në aksionet banditeske se sa në fuqinë e mendjes. Fqinjët tonë kanë arritë me e ngritë ndërgjegjen shtetnore në vetëdije të personit, ndërsa tek ne ende dëgjohen shprehjet, shkulja nji kime thiut, e thiu këtu asht shteti. Shqiptarët u banë të edukuem me rregullin vetëm si emigrantë në shtete të tjerë tue humbë, bashkë me dukurinë e hajnisë, edhe tiparet e kulturës së lashtë.
Në Shqipni ka njerëz, mjerisht edhe të pushtetshëm dhe me pushtet që besojnë se mund të mbijetojmë kështu të ndamë Shqipni, Kosovë dhe copa të tjera në reduktim. E di që marrin lavëdërime nga lobe të caktume, por padyshim se në sytë e opinionit perëndimor ne ngjajmë me dy kuaj të lidhun mesveti, (dikush po thotë, dy gomerët e Kabirit (Osho)) ku secili shkon në kah të kundërt, sepse ska kush i ve për udhë.
Marrveshja underground përdhos gjakun e derdhun në luftën e shenjtë dhe të pabarabartë për lirimin e Kosovës, ajo nuk i ve asnji kusht e asnji përgjegjësi Serbisë për genocidin në Kosovë, ajo marrveshje nuk përmend plaçkitjen që serbët banë në Kosovë si dhe shkatërrimin e pariparueshëm të industrisë prodhuese, të banesave dhe po ashtu nuk përmend përgjegjësinë për mijëra djem të kosovës të zhdukun pa gjurmë, nuk përmend varret masive…
Mos u rrejni se mundeni me fjet nën cilëndo marreveshje në botë kur aty janë serbët, ne kurrë nuk jemi ngritë në atë naltësi të intrigës siç kanë ba serbët, ne asnjiherë e as sot, po as nesër nuk fitojmë me ta në tavolinë. Nuk janë trima por janë të organizuem. Kur shqiptarët janë organizue qofte edhe në nivelim e nji krahine të vetme, ushtrite serbe janë thye. Por ne nuk jemi organizue asnjiherë në nivel shteti, thjesht kemi rezistue në mënyrë tradicionale, kur më preket shpia jeme. Më thoni, a jemi ngritë ndonjiherë si komb kur asht cënue qofte edhe nji individ i kombit tonë? Të pa ndjeshëm a të pavetëdijshëm, shqiptarët i kanë lanë në sakrifikim të plotë krahina të tana derisa, siç po vazhdojmë do të shënohemi në historinë e njerzimit si nji nga popujt më të vjetër e mà të mëdhenj të zhdukun.
Serbët kanë strartegji për me na zhdukë, me na dëbue, e në fund, por edhe në fillim, me na përdorë. Ata na kanë përdorë vazhdimisht, ata edhe mbretin Gjergji i Zi e zgjodhën nga nji familje arbnore e zbritun, siç thuhet, nga malësitë e Shkodrës, sepse ishte trim, siç janë shqiptarët të lindun për me qenë lider, kupto bandit. Edhe udhëheqës të tjerë serbë ishin e janë arbën të sllavvizuem, nga ata që u shkëputën prej identitetit tonë e që u thirrën me emin shkijet, të shkepunit. Këto të fundit i lanë duert me gjakun e të mbetunve shqiptarë. A nuk patëm ne liderë të panumërt të perandorive por mjaft rrallë, e sipas historisë zyrtare asnjiherë, shenjtë të bërthamës identitare? Ka të dhana simbas të cilave rreth 75% e serbëve në ADN janë arbën të sllavizuem, siç janë arbën në ADN e, deriku edhe në kulturë rreth 75% e grekëve, siç janë arbnorë 65% e maqedonasve, 85% e malazezve e kështu me rradhë. Nga ana tjetër, unë jam i bindun se edhe sikur këto të dhana të vërtetoheshin shkencërisht, nuk e përmbysin historinë, sepse, përveçse derivat e nji etnie të caktueme, njeriu asht produkt kulturor, e produkti kulturor mbetet përcaktues në kushtet e qytetnimit të sotëm.

U them atyre që janë të mbijetuem nga fushatat shfarosëse të Serbisë, atyne që janë pasardhës të popullsisë së masakrueme, mos kini besë në asnji marrveshje kur aty janë serbët. Ne e kemi dëshmue qysh në lashtësi se ne nuk jemi të premë për marrveshje përveçse me humbje të sigurtë. Serbët na ofrojnë thjesht mënyrën qysh do të na asgjësojnë, na ofrojnë të zgjedhim mënyrën e likujdimit, asgja ma shumë, e ndoshta ne duhet vërtetë me zgjedhë nji likujdim me sa ma pak dhimbje, por ata as këtë nuk na e japin. As me ndërmjerësimin e ndërkombëtarëve. Në sy të ndërkombëtarëve shteti serb masakroi shqiptarët gjatë 200 viteve të fundit, siç masakroi boshnjakët, po ashtu në sytë e ndërkombëtarëve fillim të viteve ’90 të shekullit të shkuem.