-Rreth librit me titull “Në ankthet e Goli Otokut”, me personazh kryesor e autor Osman Koka.-(Analize, persiatje e perfundime)-

“Goli Otok” sinonimi i se keqes i cili ne serbisht do thote: Goli-lakuriq, Otok-ishull.

Autori i librit nje jete e tere rrnue per mos me u korite e me treguar ditet e ferrit dantesk e shfaroses te kampit e burgut famkeq te “Goli Otokut”, ne Jugosllavi e jo vetem aty.

Kete liber arrita ta lexoj dhe nuk e beje te palexuar ndonjehere.

Kete radhe perndryshe perditshmeris e cila te ngerthen ne ingranazhet e saje per te kapur ritmin e kohes e te imponon qe te anashkalosh shume pikesynime, por ishte ky ngujim i pa pritur dhe i padeshiruar meqe krijoj stonjacion te pergjithshem, e ecjen e kohes e “ngriu ne vend” per te mos e humbur ritmin, me krijoj kohe e mundesi per disa qasje te cilat prisnin ne imagjinaten e projektet e mija pa percaktime kalendarike.

Por kjo kohe e pakohe me krijoj mundesi edhe per te germuar ne malin me libra qe kam ne bibloteken time e me perzgjedhur ato tituj per te cilat kisha nje objeksion qe ne krye te heres kur ato i kisha siguruar si te tilla per ti pase ne thesarin tim biblotekar.

Njeri nga keto ishte pa medyshje edhe libri me titull “Në ankthet e Goli Otokut”, me autor e personazh kryesor Osman Koka, i cili nuk eshte se ka krijuar ndonje gje artistikisht per te konkuruar, por ka rrefyar ne nje menyr thuajse unike ne kete lloj e ne vete te pare jo çfare i kane thene por ato qe vete ka perjetuar ne nje ferre Dantesk model referues i pa precedent si i tille pas luftes se II-të Boterore e cila pretendohej se do ta çlironte boten nga shum mekate.

Fillimisht per librin kasha kerkuar bazuar ne nje interes te caktuar regjional, por kur e lexova ate me nje fryme e vrejta pa medyshje se ajo rrefenje e jetuar dhe perjetuar dramatikisht, tejkalonte çdo kufi jo vetem te arsyjes por edhe te imagjinates njerzore, e po ashtu edhe te interest gjithperfshires jo vetem komtarisht por shume ma teper si model per te deshmuar e per tu krahasuar per krimet monstruoz te ati kampi, ngritur nga regjimi I Titos me perkujdesjen direkt te Rankoviçit.

Per gjate gjithe subjektit te ati libri duket me se qarti se personazhi kryesor i ati libri i cili eshte edhe autor i ti, kishte jetuar per te mose u koritur. Pra per ti mbsaajtur te senjteruara ato kode te vjetra e kruciale te tradites jo vetem te familjes nga vinte, te fisit te ti, por ne thelb te vete lashtesis se kombit tone, te cilat per arsye te pa arsyeshme kane ardhur duke u rralluar e tretur.

Para se gjithash Osman Isuf Koka kishte mbijetuar per te jetuar edhe me tutje ne saje te nje morali tejskajshmerisht te qendrueshem, por kishte mbijetuar edhe me tregue keto te thena te cilat do kishin mbetur te pa thena ndonje here po te kishte ndodhur ndryshe ashtu sikurse e kishte parapregaditur UDB-ja Jugosllave.

I vetmi obsion per te cilin kishin punuar UDEBASHET, do mbetej perveçse “me ja diftuar nates se varrit” sikurse ka ndodhur me shume e shume bashkevuejtes te ti ne ate kampe model monstruoz i cili damkos ma shume se asnjegje tjeter regjimin Komunisto serbo-sllav te Josiv Brozit-Titos i cili ka lene pasardhesit.

Ky rase i perjetuar i Osman Isuf Kokes tregon me se qarti poziten e pa permirsuar ndonjehere e diskreminuese te Shqiptarve te Kosoves nen Jugosllavin e Titos, por shumfishe ma keq poziten e Shqipetarve te Shqiperise te cilet kishin ikur nga “bresheri” komunist e vrastar i Tiranës Enveriste e kishin perfunduar ne “acarin” vdekjeprures te komunisteve te Beogradit Titist.

Njeri nga rastet me tipike pergjithesuese te politikes dhe qendrimeve te regjimit Titist ndaj shqipetarve eshte edhe qendrimi i UDB-se Jugosllave ndaj Osman Isuf Kokes, nje malesori i cili vinte nga Shqiperia e vjeter sikurse quhej ne Kosove, i formuar ne oda e kuvend burrash, i shkolluar ne Rome te Italise ku kishte marre kultur e dije te cilat e kishin kompletuar ate si nje intelektual, por pa pas force me ja zhbere traditat e vendit te ti.

Gjakova gjate historis me te gjitha meritat e saja te padiskutueshme do perfundonte ne nje “batak te ndenjur” po qe se here pas here nuk do freskohej me “rreke” te kthjellta qe vinin nga malsite qe vete e krijuan ate e keshtu kane formuar ne vijimsi unitetin e tyre te qendrueshem.

Njera nga keto prurje qe e “freskonte” qytetin e Gjakoves, ishte edhe familja e Osman Isuf Kokes i cili edhe pse aty erdhi per mbijetese, nga ikja prej nje regjimi tjeter diktatorial qe e ndiqte per ta eleminuar ngaqe kishte bere rreplik me Enver Hoxhen ne Konferencen e Pezes, vellai i ti Col Isuf Koka kishte qene luftetar i radhve nacionaliste te Gani Beg Kryeziut e kishte perfunduar i masakruar vete i 24 ne bunarin e Hereçit Gjakovë, ne saje te bashkepinimit te regjimit të Tiranës e Beogradit, vet ky ishte me oriontimin perendimor, Anglo-Amerikan, ai nuk u dha e dorzue ndonjehere.

Perpos ofrimit te posteve e favorreve te shumta, e me pas presioneve, malkretimeve, shantazheve, rrahjeve, torturave nga me shnjerzoret, varjen ne kryqin e krishtit ne Gjakove, murosjen per se gjalli ne Prizren, organizimin e pritave per ta eleminuar, burgosjen ne Nish, Mitrovicë e ne Srem ai nuk pranoj qe te behet bashkepuntor i UDB-se Jugosllave, prandaj perfundoj ne burgun famkeq te Goli Otok, ne te cilin ishin INFORBYROISTAT, per “bindje dhe edukim”.

Ne Goli Otok, nga turturat çnjerzore nga 92 kg, gradualisht perfundoj ne 32 kilogram, e asnjehere nuk pranoj qe te behej bashkepuntor, sherbetor i drejtuesve te burgut per te turturuar te burgosurit e tjere por sin je “kokfort I pabindur”, asnjeher nuk u thye moralisht per ta leshuar veten.

Ai ka perjetuar disa lloj torturash ku sejcila e kishte emrin e saje sikurse ishte ajo e quajtura “pod gas” te destinuar kryesisht per shqiptar, tortura per ore te tera ne derrase lakuriq nen diellin pervelues te ishullit e syt nga dielli duke ti kryposur edhe buzet, futja ne kanalin e gjarprinjeve te kultivuar vetem per torura, torturen “Varja e Krishtit” ku vinin her pas here te burgosurit e graduar si torturues e benin nevojat mbi ty, mbajtjen mbi kurriz gur te rend e te thepisur, etje.

Nga keto tortura ka dasht te vetvritet pork a shpetuar e nuk eshte thyer moralisht apo te quhet I “edukuar” sipas sandartit te tyre.

Pra nga rrefenjat e autorit e personazhit kryesor te librit, Osman Isuf Kokes, i cili pershkruan vuajtjet e para nga ana e ti nder te tjeret e te perjetuara nga ana e ti ne menyren me te eger te mundshme, sopo te informohesh me ngjarjet dhe rrethant te krijohet pershtypja se si ka mundur ti mbaje mbi kurriz ato vuajtje e tortuar jo vete njeriu, por ai ishull i shkrete i cili ndodhet ne veri te Dalmacis ose Kroacis se sotme, e nuk eshte “fundosur” ne detin Adriatik.

Pra vetem te krahasosh ate se kur njeriu e ndjen veten keqe duke filluar qe ne familje kur dikujt i mbahet ose i kahet hatri perndryshe tjerve, ne shoqeri e ngushte nençmimi e anashkalimi, ne komunitet diferencimi, perbuzja, diskreminimi, ne nje sistem te caktuar shkelja e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut dhe keto sjane te pranueshme.

Por qe te durosh dhe te ngadhnjesh mbi torturat ma monstruaz qe ka fabrikuar dhe eksperimentuar mendja diabolike e njeriut sadist sikurse ka ndodhur ne “Goli Otokut”, kjo duket se nuk eshte arritur ne ate forme as ne kampet shfarosjes te Nazizmit Gjerman, e kjo duhet bere e njohur per te mos u harruar ndonjehere.

Por jo vetem kaqe por edhe per te dite me nxjerre mesimet e duhura e shtrirjen e tyre ne çdo kohe e situate te re qe krijohet.

Pra me keto sa mesojme prej keti libri shihet se ndonse krahines tone e Malsisë se Gjakovës i kan rene per hise lloji e lloji paudhesish e sakrificash nder vite, dekada e shekuj, por nuk e denim qe ishim “hisenik” edhe ne “Golo Otok” prej te cilit nuk dihej nese kishim shpetuar ose jo per te qen pjes e ti.

Me patjeter duhet ngritur pavioni i te emigruarve politik te Tropojës, ku te zen vend edhe figura e Ozman Isuf Kokes i cili ka vujtur çdo lloj turture e nuk ka pranuar te bashkepunojn me UDB-ne Jugosllave, por edhe ne Gjakovë duhet pasqyruar keto deshmi, prova e fakte per te vetediesuar ndergjegjen kombetare tek brezat.

Ky liber rrefenje pa ngjyrime artistike por veçse me origjinalitet i cili duhet lexuar.