O atdheu im zhelan,
O Atdheu i palamë
O atdheu pa parmendë,
O atdheu i pa ngrënë
O atdheu i pakrehun,
O atdheu im mjeran,
O Atdheu që han veten,
O Atdhe t` grisun xhepin,
O atdhe dordolec në arë,
ngreh per sorra po tremb veten!

Sa shumë të përlloqen,
të huajt çka nuk sosën,
ta bëri femija jot,
unuk bre prej soji,
t` shitur karaboj,
ani kur krekosen,
ma mire kendej rroj,
e si shenjë triumfi,
qesin një pasportë,
i skllaveruar atje rri,
po kurrë s` mbreteron..

Ty të përdhosen,
ta shkretuan votrën,
i mjifishuan lulat e vocërr,
grunin e zhduken,
shfarosen kollomoqin,
jashte po dhe groshën,
theren kaun, lopën,
ty të lanë torrokopin,
lopaten, gati gropën..

Ju urrej nga xhelozia,
o ju visaret e mia,
si nana kur lulezon femija,
që shkekqen nga bukuria,
dhe pse s` jini te mia,
m`i ka vjedhur babësia,
ata n` parajsa e vila,
unë grryej rreshka n` kusia..

Ty të shan,
të të rjepin,
ty ta varën teneqen,
ty grisen qeleshen,
ty ta qethën mjekrën
të mjerosën,
të përqeshën,
ta menderosën derën

Ty të qajnë natën e ditën,
Ty ta thyen pasqyrën,
Të mos shikosh fytrën,
Skamjen dhe mënxyrën!

Ty ta vjedhin kujtesën,
t` mirën mos ta njohesh,
ta harrosh të keqen,
historinë ta përdreqën,
tradhetaret kapin qiellin,
heronjtë t`i palosen,
me zor t` puthin ferrin.

Ty të lanë, të zvarritën,
Ty tani po të braktisin,
Ata që të rrijnë sipër,
Iktarët i ndërsejnë,
Ikni, ç`prisni, po i nxisin..

Maskarenjtë mbledhin taborrin,
hedhin gurin, fshehin dorën,
me varre t` grryejnë krahnorin,
t` perbrendmet ne shesh t`i nxorrën..

Kendej thonë ikni, mos rrini,
në media me lot krokodili,
rina , iku, na iku,
marrin rroga si e do ofiqi,
vetë në qejf, pallë ariu.
femijtë jashtë,
ku është universiteti më i miri…

Ata sipër femijtë me nder,
I kanë kthye në miliarder,
Femijtë tanë derë – më derë,
Lypin bukë, vend ku të flejnë..

Fëmijtë tanë, skllavëri e punës,
Sarajin te këmba e urës,
Shpirtin mbledhur brenda lekurës,
Lekura si sholli i këpucës..

Atdhe, o zëmër vrarë,
Me lypsarë,
më shumë se sa ushtarë,
divizionet e duarzvarrëe,
cep e më cep në trotuarë!.

Atdheu im zhelan,
të vranë, o shpirt të vranë,
helmin me veprim ngadalë,
buzë vorrit t` heqin zvarrë,
këta hyena , këta zagarë,
zemër e mushkëri t`hanë,
zorrë kokrec t`i bajnë,
bijëputanash,
“atdhetarë”
Me bukë në gojë duhet vrarë!

Zul – berllokui, i pa rrue,
I pa ngrani, i mbarue,
I pa veshur, krejt shkretue,
Rroba te përdorue,
Dordolec n`krena ndue,
Dhe kështu si ke mbarur,
Unë të du, fort të due,
Sa t` kem frymë,
Fat me rrnue,
Me askënd nuk të ndrroj,
Gurë ha,
Thonj ngul shkambit, nuk te tradhetoj.
Hej kushtrim,
Hej kush asht gjallë,
Mos ikni,
mos lini prind pa kallë,
Mos ikni si zogjë shpërndarë,
Mos braktisni,
Mos lini, nanë e babë,
Mos e lini amën tharë,
mos lini djerrë kyt fushë,
vjen dikush,
nga askush,
boshlleqt shpejt i mbush,
kur t` kujtohesh me kthy n` amë,
gjen tabelen:- tokë e xanë:

Sa mban mend shqiptari i parë,
Kjo vetvrasje kurrë s` ka ngjarë !

Këtheni, ju mos ikni,
Ku do veni, ku do rrini,
Babë e nanë nuk do të gjini,
Nuk do gjeni kesii qielli,
kësi deti, kësi ujë burimi,
këso toke, baltë florini,
zhelan asht, asht i yni,
Atdheun jetim mos e lini!

S` asht ilaçi, as shpetimi,
Braktisja, as largimi,
Mblidhuni me forcë u bini,
këtë fasadë me grushte thyeni,
shtetin që duhet ngrini..

Politikajtë mos i vrisni,
në haurë si derra i mblidhni,
dhjamin me durim ua hiqni,
dollar, euro dhe florin,
të këthehet ku është burimi,
kush thotë vetes, jam shqiptarë,
nugulu trollit,
ngulu detit,
ngulu malit,
ndërto jetën o atdhetarë,
pasuritë të huajtë po i hanë,
se mbi dhe , mbi rruzullim,
ju betohem në besë zoti,
nuk ka n` botë si At+dheu ynë!

Se them unë,
Se thua ti,
Nuk e thonë as mijëra,
Këtë t` vertetë,
Profeci,

E ka thane vetë Perendia,
toka e huaj,
as e jotja, as e imja,
ku mbreteron qetesia,
shlodhet shpirti,
pushon shpina,
rahatia- uretia, mençuria,
një si plaku dhe femija,
ka kuptim miqesia,
nuk shterronn` jetë miresia, dashunia,
N` botë nuk ka si Shqipëria