TIRANË- Mjeku i njohur, Genc Sulçebe ka reaguar sot për situatën e COVID-19 që po kalon vendi. Në një shënim ne mediat sociale, se nëse bëhen disa llogaritje të thjeshtë shihet se vdekshmëria në Shqipëri nga ky virus nuk do jetë me tepër se 1000. Ai shton se ka mundësi që në fund të kësaj epidemie nga COVID-19, vdekshmëria mund të jetë në rastin më të mirë 1 në 1000 ashtu si dhe në gripin e zakonshëm.
REAGIMI I PLOTË
Nga shifrat e deritanishme ne bote duket se vdekshmeria nga epidemia COVID-19 luhatet nga rreth 10% ne Itali ne 0.3% ne rajone te tjere relativisht te vegjel, ku jane masa drastike izolimi dhe vecimi fizik bashke me testim viral te pergjithshem. Jane disa llogaritje te thjeshta te cilat mund ti bejme duke ekstrapoluar nga epidemite e tjera te ngjashme me COVID-19, sic jane ato gripit te zakonshem (influences) dhe qe njihen shume mire.
Ne fillim te epidemise u duk se vdekshmeria nga COVID-19 do ishte te pakten 10 here me e larte se sa nga gripi i zakonshem ne te cilin vdekshmeria eshte 1 per 1000 te infektuar. Tani, duket se numri i individeve te infektuar, por pa shenja klinike, pra ata qe i quajme asimptomatike, eshte shume me i madh se numri i atyre qe shfaqin shenja te semundjes. Ka mundesi pra, qe ne fund te kesaj epidemie nga COVID-19, vdekshmeria mund te jete ne rastin me te mire 1 ne 1000 ashtu si dhe ne gripin e zakonshem. Ne popullaten shqiptare, qe te arrihet ‘imunitetit i tufes’, i cili do te lejonte ndalimin e epidemise do te duhet te infektohen te pakten 1 Milion vete. Pra, vdekshmeria e pritshme e pergjithsme nuk duhet te jete me teper se 1000 ne shifra totale.
‘Mjeshteria dhe Arti’ i masave epidemiologjike, mjekesore, administrative etj. eshte qe te minimizohen keto humbje duke i shtrire ato ne kohe dhe duke zhvilluar nje aktivitet ekonomik, social, shendetesor (edhe per te semuret jo-COVID-19) sa me afer normalitetit dhe me sa me pak kosto ekonomike dhe sociale.
Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!
(A.B. Dosja.al)